Berisha ne samitin e nivelit te larte te NATO-s ne Portugali
Per here te pare pas me shume se nje viti e gjysme anetaresimi ne NATO drejtuesit e larte te vendit tone do te marrin pjese ne nje samit qe Aleanca organizon. Kryeministri Berisha i shoqeruar nga nje delegacion i gjere ku perfshihen ministra dhe ambasadore u nis mesditen e djeshme per te marre pjese ne Samitin e NATO-s i cili do te mbahet ne Lisbone te Portugalise. Ne kete samit marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare te NATO-s si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian dhe te institucioneve nderkombetare. Ne kete takim te nivelit te larte pritet edhe pjesemarrja e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama. Sipas zyres se shtypit te Kryeministrit Berisha sot do te marre pjese ne takimin e Keshillit te Atlantikut te Veriut ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive. Ndersa neser kreu i qeverise do te marre pjese ne seancen e diskutimeve mbi Afganistanin dhe ne mesdite ne seancen kushtuar marredhenieve te NATO-s me Rusine qe zhvillohen ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive. Ne kete vizite treditore Berisha po shoqerohet nga ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO Artur Kuko dhe zyrtare te tjere te larte. Shqiperia mori ftesen e anetaresimit ne NATO ne prill te vitit 2008 se bashku me Kroacine dhe vetem nje vit me vone keto vende u anetaresuan me te drejta te plota ne Aleance. Ne ceremonine e anetaresimit te ketyre vendeve mori pjese edhe Presidenti amerikan Obama. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO u quajt nje ngjarje e jashtezakonshme per sa i perket renditjes se vendit tone perkrah vendeve me te lira dhe te rendesishme te botes.