Debate për ligjin e pronave
Ridhënia e të drejtës nga parlamenti Agjensisë së Pronave për të rishikuar vendimet e mëparshme për pronarët është konsiderohet padrejtësi. Agim Toro, nga shoqata pronësi m,e drejtësi thotë se shteti me këtë hap ligjor kërkon të mbyllë dyert e Gjykatës së Strasburgut për ish pronarët.
"Ky është një vendim krejt i padrejtë sepse Gjykata Kushtetuese vendimin e komisionit te pronave, nuk e ka vlerësuar si një vendim administrativ, po vendim të barabartë me vendimin e gjykatave, dhe është kjo arsyeja që Gjykata e Strasburgut tashmë gjykon drejt për së drejti pa kaluar në procese gjyqësore të gjitha ato vendime që në themelin e tyre kanë kompensimin e pronave. Mendojmë që është keqdashje dhënia e kësaj të drejte sepse i tërë vullneti i qeverisë duke u nisur dhe nga praktika që ne disponojmë dhe letrat që qeveria i ka dërguar gjykatës së Strasburgut është që ti pritet rruga pronarëve shqiptarë ti drejtohen Strasburgut", tha Agim Toro, sekretar i shoqates “Pronësi me Drejtësi”.
"Cdo vendim administrativ do ti nënshtrohen një gjykimi gjyqësor nëse palët nuk janë të kënaqura më te", thotë Aldo Bumci, deputet i Partisë Demokratike.
Bazuar në deklarimet publike e zyrtare rreth pronave të zëna nga ndërtimet pa leje që nisin kompensimit këtë muaj zoti Toro thotë se këtë vit kompensohen vetëm 0.2 për qind e sipërfaqeve të njohura si të zëna.
"Në 17 mijë hektarë, po të llogarisim se sa 6.8 apo 7 ha tokë do të kompensohen, i bie një vlerë minimale në krahasim me atë që ka detyrim shteti. Procesi i kompensimit të pronarëve, mbështetur në shifrat që vetë qeveria ka publikuar është i dështuar", vijon Toro.
"Ka katër vjet që kjo qeveri nga buxheti i shtetit ka dhënë fonde për kompensimin e ish-pronarëve kur kjo gjë nuk ka ndodhur më parë. Ka treguar një vullnet tjetër, por a është kjo e mjaftueshme? Po ta shohim nga këndvështrimi i ish-pronarëve apo një këndvështrim i përgjithshëm i së drejtës, mendojmë që shumat nuk janë të mjaftueshme. Por, shumat janë tregues i një vullneti që ne e kemi nisur këtë proces dhe do e përfundojmë", vijon Bumci.
Sipas vendimeve të qeverisë detyrimi i lindur për pronarët nga zënia e tokave me ndërtime pa leje është 46 milion euro për një sipërfaqe 39 hektarë. Këtë vit Agjensia ka në dispozicion për kompensim vetëm 1.5 milion euro.
Adi Darsi