E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitimet e Tirana Bank, 82% më i lartë se 2009-a

Breaking Views Kompania, rezultate pozitive

“Tirana Bank” ka shënuar një performancë mjaft të mirë gjatë gjysmës të parë të vitit 2010 duke arritur një fitim para taksave prej 4.8 milionë euro, apo 82 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pavarësisht kësaj Totali i Provigjioneve shënon 16.8 milionë euro. Ky sukses vjen si rrjedhojë e një rritje prej 16% të ardhurave nga interesi neto në shumën e 12.2 milionë euro, dhe falë uljes së shpenzimeve operative që kanë shënuar një rritje të lehtë prej 5 për qind, si rrjedhojë e uljes së ndjeshme të kostove administrative dhe të personelit. Si rezultat raporti shpenzime/të ardhura është rreth 51 për qind krahasuar me 54 për qind, një vit më parë.
Pozicioni i fortë financiar i bankës tonë konfirmohet edhe nga niveli i ulët i kredisë me probleme e cila mbetet në nivelin e 7.6 për qind të totalit të portofolit të kredisë (shumë më i ulët se sistemi bankar shqiptar). Gjithashtu, raporti kredi/depozita është 105 për qind, duke treguar kështu një balancë mjaft të mirë të depozitave dhe kredisë. “Si përfundim raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet në nivele mjaft të larta 15.5 për qind, ndërsa totali i kapitali shënon 90 milionë euro”, deklaruan dje drejtues të bankës. Në këtë gjysmë të parë të vitit 2010, numri në total i degëve dhe agjencive anembanë vendit ka shkuar në 53.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›