E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKT merr kredi 20 MLN euro

Banka kombëtare tregtare siguron një kredi prej 20 milionë euro nga fondi evropian për Evropën Juglindore. Kredia është e para e tille mes tyre dhe është akorduar ne kuadër te kredive afatgjata për MSE-te ne Shqipëri, shume te rëndësishme për zhvillimin ekonomik te vendit. Sipas drejtorit te përgjithshëm te BKT nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një tjetër tregues qe kjo banke kërkon te jete me aktivja ne treg për dhënien e kredive biznesit te vogël. "Kemi dy lajme te mira, se pari po marrin një kredi nga fondi evropian për Evropën juglindore te çilen do t'ia kreditojmë biznesit te vogël dhe se dyti kemi hapur një njësi te dyte ne qytetin e Shkodres, një agjenci ne rrugën "Çlirimi" e cila filloi te operoje qe te premte. Kredia ehte e rëndësishme se tregon qe një kompani private shqiptare mund te marre ndërkombëtarisht hua ne kushte shume te mira edhe ne këto kohe te vështira"- është shprehur Seyhan Pencablig , drejtor i përgjithshëm i BKT-së ne Shqipëri. Ndërsa kryetari i bordit drejtues te fondit evropian theksoi se partneriteti me BKT do te jete i frytshëm për te dyja palët. Marrëveshja mes dy kompanive u nënshkrua ne qytetin e Shkodres.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›