Euro epërsi ndaj dollarit

Pavarësisht marrëveshjes se 27 vendeve anëtare te Bashkimit Europian, te cilat ranë dakord qe t'i akordojnë Irlandës paketën e ndihmës prej 85 miliardë eurosh, monedha europiane ka ruajtur epërsinë ndaj dollarit. Ne tregjet europiane, euro qëndron me 0.4 pike mbi dollarin, e vlerësuar nga ekspertet si një shenje mjaft e mire qe dëshmon stabilitetin e kësaj monedhe. Sikurse pritej, shefat e ekonomive te 27 vendeve anëtare kane nënshkruar marrëveshjen për lëvrimin e paketës se ndihmës për Irlandën nga BE-ja dhe FMN-ja. Nga ky fond, 35 miliardë dollarë do te shkojnë për sistemin bankar irlandez ndërsa 50 miliardë te tjera do te shkojnë ne buxhetin e qeverise.
Shpërndaje