Dhoma e tregtisë për buxhetin 2011
Ne kohen kur buxheti për vitin 2011 do te nise te diskutohet nen për nen ne komisionet parlamentare, komuniteti i biznesit i bën thirrje qeverise qe te marre ne konsiderate dy sektorë, bujqësinë dhe eksportet, pasi fondet e përcaktuara janë ende shume larg nevojave. E ne se zyrtaret e kane vene theksin tek rritja e ndjeshme e eksporteve shqiptare gjate këtij viti, ajo qe mund te thuhet është se kjo ka ardhur ne mënyrë spontane dhe jo për shkak te mbështetjes qe ka dhënë qeveria për këtë sektor. Situata duket e njëjtë edhe për vitin e ardhshëm. Edhe prodhimi bujqësor vendas rezulton me fonde minimale. Por njëkohësisht ky sektor vuan edhe mungesën e kreditimit nga bankat e nivelit te dyte. Prej disa vitesh sektori kryesor qe merr fondet me te mëdha te buxhetit te shtetit është infrastruktura, fakt ky i cili ka lënë ne hije zhvillimin dhe mbështetjen e sektorëve te tjerë te ekonomisë.
Shpërndaje