E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, avione e destinacione shtese

Nëse mendohej se fluksi i pare i shqiptareve qe do te udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian do te jete me tepër ne rruge tokësore dhe detare, për shkak te kostos me te ulet te biletës, ne një kohe te shkurtër pritet qe dhe transporti ajror te përballojë një fluks ne rritje. Ne prag te liberalizimit te vizave, kompanitë ajrore qe operojnë ne vendin tone kane shtuar jo vetëm destinacione te reja, por edhe do te marrin edhe avionë shtese. Jo ne pak raste linjat ajrore qe kane destinacion Shqipërinë nuk nisen ne orarin e përcaktuar. Përveç vonesave dhe stresit te shkaktuar, askush nuk dëmshpërblen konsumatorin për demin. Kreu i Aviacionit Civil thotë se ligji ne këtë pike është i mire rregulluar dhe ka raste specifike te dëmshpërblimit. Megjithatë, konflikte te tilla mes kompanive te transportit rralle here janë bere objekt i gjykimeve ne drejtësinë shqiptare. Askush nga udhëtaret nuk merë përsipër te ankimoje çështjen ne gjykate, pasi shqyrtimi i saj do te merrte shume kohe. Ndaj miratimi dhe zbatimi i gjykatës administrative do te ishte hallka e vetme e cila do ti jepte zgjidhje çështjeve ne një kohe rekord.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›