E Diel, 1 Nëntor 2026

Debatet Tahiri-Hoxha-Rusmali, Fyerjet vijojnë edhe në Komision

Sajmir Tahiri: Mendoj se në radhë të parë, ky projektligj jep një zgjidhje të mangët pjesore dhe të keqe, financimit të partive politike. Dhe në tërësi nuk i jep zgjidhje fluksit të parave të pista në politikë. Këtu kam parasysh fenomene që publikisht dihen dhe kam parasysh fenomene që së fundmi janë bërë publike me video, me regjistrime e me radhë. Unë mendoj se ky projektligj, kështu si ka ardhur, duke i hequr kompetencën e KLSH-së të kontrollojë financimin e partive politike dhe duke ja çuar këtë kompetencë KQZ-së që, siç dimë fort mirë, e ka kapacitetin për t’u keqpërdorur nga partia në pushtet dhe duke i dhënë asaj kompetencën për të kontrolluar partitë politike, në këtë rast jemi duke ngritur një mekanizëm represioni financiar dhe që do të shndërrohet në një kamxhik të pushtetit, për të kontrolluar dhe për të keqtrajtuar partitë politike.

Fatos Hoxha: Po mos ja fut kot, fol për punën.

Tahiri: Edhe unë për punën po flas.

Hoxha: Flisje dje atje, kur bëje zhurmë në seancë.

Tahiri: Unë fola dhe dje dhe e mban mend ca fola atje.

Hoxha: Po, duke bërë si rrugaç.

Tahiri: E di që ju shqetëson kjo puna e financimit juve, por s’kam ç’të bëj

Hoxha: Lëre se dhe durimi ka një kufi, dje bënte si rrugaç dhe sot vjen flet kot.

Tahiri: Nuk ka gjë rrugaçërore këtu, por nëse ka një gjë rrugaçërore, janë ato që i di dhe ti, që me paturpësi del dhe i mbron atje.

Hoxha: Të lutem kryetar.

Rusmali: Të lutem, ta vendos pak rendin unë këtu. Dhe ti duhet të flasësh për rendin e ditës.

Tahiri: Po më ofendon.

Hoxha: Nuk të ofendoj unë ty, se nuk merrem me ty, se je si mizë. Nuk jam Majlinda unë. Por ka një kufi durimi.

Rusmali: Ju lutem shumë, mos dilni nga rendi i ditës dhe të respektojmë njëri-tjetrin.

Një nismë e tillë, e bërë me një ekspertizë kaq cilësore, nuk mund të paragjykohet dot. Së dyti, një nismë e tillë nuk paragjykohet dot, për shkak të objektivit që ajo ka. Është e vështirë të jesh kundër këtij projektligji, pasi synon të godasë atë potencial korruptiv që përmban në vetvete fusha. Në vlerësimin tim, ky projektligj është mekanizmi gjenial që bën të mundur kontrollin financiar të partive politike. Mos e kundërshtoni atë.

Tahiri: Nëse doni të më thoni se KQZ-ja mund të jetë kaq e pavarur, sa të merret edhe me kontrollin financiar të partive politike, kur sot në KQZ është një tip që njëherë bën si piroman, njëherë bën si zjarrfikës, sipas qejfit të kryeministrit, unë këtë se besoj.

Rusmali: Fakti që t’i ke përpara një mikrofon dhe dy kamera, nuk të jep asnjë të drejtë që atij njeriu t’i bësh as kaq. Ti shko në selinë e partisë tënde, se i ke me radhë të gjitha llojeve.

Tahiri: Ai shoku yt, që është në KQZ, mund ta keqpërdorë me urdhrat e tua.

Rusmali: Ti je aq i pacipë, sa je i padurueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›