E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet në komisionin parlamentar të ligjeve

Ilir Rusmali, deputet i PD-së
“Ju e dini që ju eventualisht po të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese do mblidhni gjykatën ne dhomë këshillimi dhe do të kumtoni vendimin e tyre. As njëra dhe as tjetra nuk mund të jenë të vërteta në një shtet ligjor. Dhe sa kohë që nuk janë të vërteta as njëra dhe as tjetra, deklarimi juaj që ligji është antikushtetues është nonsens. Gjërat janë antikushtetuese vetëm kur e vendos gjykata”.

Marsida Xhaferllari, Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë
“Vrasje me paramendim, Trafikim i femrave më qëllime përfitimi, trafikimi i të miturve, vepra që kanë në thelb terrorizmin, pedofilia, dhe organizatat kriminale. Ky ligj, përveç faljes së plotë, parashikon dhe faljen e pjesshme të dënimit. Ata që mund të përfitojnë prej hyrjes në fuqi të tij, janë të gjithë ata persona të cilët kanë vuajtur më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë, çka përbën edhe kushtin kryesor të faljes. Një tipar themelor i këtij drafti, është fakti se në procesin e faljes, duhet të merret në konsideratë dhe opinioni i familjarëve të viktimës”.

Saimir Tahiri, deputet i PS-së
“Në Shqipëri është dekretuar falje me 360 e ca persona. Pra, presidenti i republikës ka falur një person në ditë gati. Nuk dënohet në Shqipëri për vepër penale një person në ditë. Ti vëmë kufi pazarit politik apo financiar që mund të bëhet me dekretimin e faljes. Kjo është një kompetencë antikushtetuese dhe ju po i jepni kompetencë politike Ministrisë së Drejtësisë. Kjo bie ndesh me nenin 92 të Kushtetutës. Vetëm Presidenti vendos për falje dhe mos ja delegoni këtë kompetencë Ministrisë së Drejtësisë”.

Dashnor Sula, deputet i PD-së
“Që të bësh një deklaratë publike dhe të ashpër madje, nga një politikan i sferës së lartë të PS, që thua korrupsion politik, korrupsion financiar, për faljet për gjatë këtyre 20 viteve, kjo është do të thosha një mungesë morali dhe një mungesë personalizmi politik”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›