E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit nga zgjedhjet parlamentare, Berisha: Shqipëria më pranë vendimeve për integrimin

“Pa ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve asnjë vendim nuk do merrej sot për Shqipërinë”


Shefi i ekzekutivit Sali Berisha vlerësoi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se plot një vit më parë, vendi iu përgjigj standardeve të Bashkimit Evropian, duke zhvilluar zgjedhjet më të mira në histori. Sipas kryeministrit, ishin zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009-ë, që i hapën rrugë integrimit të Shqipërisë. “Nuk u dha asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve, por ato ishin të lira e të ndershme. Sipas kryeministrit, në këto zgjedhje, pavarësisht nga zhurma dhe qendrimet nuk pati asnjë shqiptar të humbur. Qytetarët e ndjejnë veten qytetarë të Shqipërisë e dinë se këto zgjedhje ishin ato që përcaktuan vendimet më të mëdha në historinë e këtij vendi nga qershori i 2009-ës deri në qershorin e viti 2010. Pa karakterin e këtyre zgjedhjeve dhe dëshmive se nuk pati përpjekje për manipulim të zgjedhje, pa dëshmi të arbitrit ndërkombëtar se nuk pati numërim të parregullt, asnjë vendim nuk do merrej sot për Shqipërinë”- u shpreh kryeministri në fjalën e tij. Berisha i bëri thirrje opozitës të ushtrojë funksionin që i përket dhe të japë kontributin e saj në të gjitha reformat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›