Kodheli: Berisha vjel gjobat dhe kur apelohen ne gjykate
Deputetja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli, vleresoi dje vendimin e qeverise Berisha, ne lidhje me bizneset, si nje sulm te radhes ndaj biznesit. Permes nje deklarate per shtyp, zyrtarja socialiste tha se "Sali Berisha, vendosi t'i hakerrehej edhe njehere biznesit". "Pikerisht ne kete moment, ne kulmin e krizes politike dhe ekonomike qe po kalon Shqiperia, Sali Berisha vendosi ta mbylle edhe me shume hapesiren per frymemarrje te biznesit shqiptar", u shpreh Kodheli. Sipas saj, "edhe pse i refuzuar nga komuniteti i biznesit muaj me pare, Sali Berisha me kokefortesi, kembenguli ne vendimin per te vjele gjobat edhe ne ato raste kur gjobat apelohen ne gjykate". Pra, ajo theksoi se "edhe kur gjykata ende nuk eshte shprehur nese nje gjobe eshte e ligjshme apo jo, e rregullt apo e gabuar, serish qeveria e Sali Berishes kerkon te marre parate, pavaresisht vendimit te gjykates". "Jo vetem e ardhmja, por fatkeqesisht, ne kete rast, as e shkuara nuk punon ne favor te Sali Berishes. Te gjithe e dine mire dhe e mbajne mend se si Sali Berisha, permes gjobave abuzive ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje kontrollin e plote mbi bizneset shqiptare", vijoi me tej deputetja e selise roze. Kodheli i beri thirrje qeverise te tregohet e kujdesshme me biznesin vendas dhe ate te huaj, sidomos ne kete moment kaq delikat qe po kalon ekonomia shqiptare.
Kryeministri peruroi nisjen e punimeve te rruges qe lidh Prezen me rrugen nacionale: Do te ndertojme rruge te tjera, do te rrisim pagat dhe pensionet