PS: Qeveria, 100 milione euro borxh biznesit
Partia Socialiste kerkoi dje nga kryeministri Sali Berisha, qe te mbylli kantieret e braktisura, pastaj te inauguroje rruge te reja. Deklarata u be diten e djeshme nga deputeti socialist, Ilir Beqja, duke u bazuar mbi deklaratat e kreut te ekzekutivit tha se eshte fshehur kriza ekonomike nga qeveria. "Kryeministri i kutive te mbyllura, u shpreh sot se ekonomia shqiptare nuk u prek nga kriza globale. Pra, pranoi se kriza e sotme e ekonomise shqiptare eshte fund e krye pergjegjesi e tij", deklaroi Beqja. Por sipas tij, "kryeministri nuk tha se edhe nese ka rritje ne vitit 2009, kjo eshte 3 here me e ulet se mesatarja e dekades se fundit". Ai theksoi se "kreu i ekzekutivit pretendon se jemi nje nga 4 vendet e vetme me rritje ekonomike, por nuk guxon te shpjegoje pse ne shqiptaret jetojme keq, pse sipermarresit fitojne me pak, pse biznesi i vogel ka te ardhura me te pakta. Kryeministri inauguron rruge te reja, por nuk ka guxim te na tregoje se ku jane 6 mije kilometrat qe genjeu vjet se i mbaroi. Nuk ka as guxim t'u kerkoje falje ndertuesve te rrugeve, te cileve pervec se u ka 100 milione euro borxh, i genjen prej dy muajsh", deklaroi Beqja. Sipas deputetit socialist, "kryetari i mazhorances inauguroi rrugen e Prezes, por neper Shqiperi kane mbetur si varre te hapura kantieret e braktisura te Milotit, Korces, Tepelenes, etj".