PS: S'ka hetim pa hapur kutite, do ishte deshtim
Rozeta Rapushi
Partia Socialiste nuk terhiqet nga kerkesa e saj per hapjen e kutive te votimit, pavaresisht pergjigjes se prere te maxhorances se nje gje e tille nuk mund te ndodhe. Ne emer te PS deputeti Fatmir Xhafaj tha se socialistet do te jene akoma edhe me te ashper ne rast rrezimi te kerkeses se tyre. "Nese nuk e pranoni kerkesen tone, atehere ne do te jemi akoma me te ashper ne qendrimin tone, pasi cenohen zgjedhjet e ardhshme", tha Xhafaj, duke paralajmeruar protesta te metejshme akoma me te renda. Ai riperseriti edhe nje here, kerkesen e selise roze te riformuluar tashme "hapjen te pakten e kutive te materialeve zgjedhore". "Nuk ka asnje pengese ligjore qe te hapen kutite e materialeve zgjedhore, sepse per to nuk ka nje vendim gjykate", tha Xhafaj, duke shtuar se socialistet nuk kerkojne te vene ne diskutim rezultatin e zgjedhjeve, por te hetojne procesin dhe te bejne transparence, vetem ne ato qendra zgjedhore ku nuk ka asnje vendim te gjykatave. Pasi sipas tij jane ankimuar vetem tre qarqe te vendit, dhe ketu disa qendra votimi. "Nuk mund te kete hetim parlamentar pa kutite. Gjithcka tjeter do te ishte deshtim i radhes. Vendimi per mos hapje te kutive do te mund te ndalohej prej ndonje norme juridike", theksoi Xhafaj. Per ore te tera socialistet kembengulen ne kerkesen e tyre se transparenca e zgjedhjeve mund te behet vetem me hapjen e kutive te votimit. Duke folur per te paren here nga foltorja e Kuvendit, deputetet e rinj si Vasilika Hysi e Sajmir Tahiri, kerkuan hapjen e kutive si e vetmja mundesi per te nxjerre vendin nga kriza. Nuk munguan as kritikat ndaj numrit dy te qeverise, Ilir Meta, i cili mungonte ne seancen e tejzgjatur plenare. "Ne vitin 2005 ishte Ilir Meta, ai qe kerkonte hapjen e kutive dhe tani hesht sepse eshte pjese e qeverise. Po ju mbani rekordin me te zi te historise per berjen e 21 ligjeve antikushtetuese", tha Tahiri. Ndersa Majko, duke kerkuar hapjen e kutive ne emer te transparences, tha se serish ne dore PD e ka miratimin perfundimtar te raportit te komisionit hetimor. "Ja e zeme se u pranua dhe hapim kutite, ndodh me e keqja dhe kerkojme te veme ne diskutim legjitimitetin e ketij Kuvendi, por ju e dini se e ka maxhoranca ne dore voten perfundimtare. Atehere pse nuk e pranoni dhe votoni. Ne duam siguri dhe mirebesim. Ne nuk duam te penalizojme asnje komisionere", tha Majko. Ndersa Erion Brace, tha se zgjidhja e krizes po mbahet peng vetem nga Kryeministri Sali Berisha, qe ben oferta boshe. "Berisha e di fort mire se termi oferte, eshte term pazari dhe pazari i ka leverdisur sa here ka qene keq, apo shume keq. Ne nuk kemi ardhur te bejme pazar, por te bejme ligj", tha Brace.