E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuper: Shqiperia, test per te rinjte gjeorgjiane

Kundershtari i kombetares sone ne miqesoren e dites se sotme, Gjeorgjia, mberriti dje ne dreke ne Tirane, ku pasdite zhvilloi edhe nje seance stervitore. Gjeorgjia e Hektor Kuperit ndodhet ne kryeqytetin tone, ne vigjilje te ndeshjes miqesores me kombetaren shqiptare. Kuper theksoi se Gjeorgjia ka si mision reformimin e skuadres, para ndeshjes miqesore qe do te luhet sot ne mbremje ne Tirane. Hektor Kuper, ish-trajneri qe drejtoi pak vite me pare Interin, theksoi se ndeshja miqesore me Shqiperine do t'i vleje per te marre disa vendime, ne te ardhmen e ekipit te tij gjeorgjian. "Synojme qe te fitojme ndeshjen miqesore, me Shqiperine", - theksoi Kuperi. "Jam duke testuar disa lojtare, qe do te jene ne fushe, per kete sfide miqesore". Trajneri gjeorgjian ka thirrur mjaft lojtare te rinj ne moshe, para ketij takimi. Sikurse Shqiperia, edhe Gjeorgjia po ndjek te njejten strategji, ate te freskimit te ekipit me lojtare te rinj ne moshe. Kaladze, nje prej yjeve te ekipit te Gjeorgjise nuk eshte thirrur ne prag te ketij takimi miqesor, me kombetaren shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›