Kaka la Milanin, klubi kuqezi ne borxhe
Telenovela perfundoi. Tani mungon vetem prania e Kaka ne Madrid. Rikardo Kaka, nga dita e djeshme eshte zyrtarisht lojtar i Realit te Madridit. Braziliani firmosi nje kontrate 6 vjecare me klubin spanjoll, per nje shume prej 64 milione euro. Lojtari do te bashkohet me Realin me 30 qershor. Sulmuesi brazilian do te perfitoje rreth 9 milione euro ne vit. Kaka, 27 vjec, do te prezantohen ne fund te muajit, pasi aktualisht ai eshte i impenjuar me kombetaren braziliane te futbollit. "Milani - shkruhej ne nje deklarate zyrtare, leshuar dje nga klubi, - falenderon brazilianin Kaka. Kontributi i ketij kampioni te madh, Kaka gjate gjashte viteve te qendrimit te ekipi yne eshte i padiskutueshem. Me Kaka, Milani fitoi disa trofe te rendesishem. Do te jete shume e veshtire qe te pranojme largimin e Kaka, per shkak te impenjimit te tij ne radhet e skuadres sone. Nga teknika e tij e larte dhe klasi, Milani fitoi shume". Por mediat e tjera italiane e kane cilesuar shitjen e Kakas, si te privuar nga kriza e madhe ekonomike.