Debati Presidencë-Kuvend, Topi po kërkon pavarësi
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, e konsideron si një përpjekje për pavarësi të Topit, debatin e fundit Presidencë-Kuvend. Sipas tij, Kreu i Shtetit po përpiqet të fitojë pavarësi nga partia që e zgjodhi në këtë post. Ndërkohë ai shton se debati i mazhorancës për Gjykatën e Lartë është thjesht përpjekje për të marrë dhe këtë institucion. Një një intervistë për Vizion Plus, Ruçi komenton më tej dhe përplasjet në opozitë, ndërsa fton Ilir Metën të bashkëpunojë me PS, edhe pse pohon se ndarja e saj nuk rrezikon zgjedhjet e 2009-ës. Ruçi fton të rikthehet në PS-së dhe ish-liderin e saj, Fatos Nano.
Cili është komenti juaj në lidhje me përplasjen e ftohtë midis Presidentit dhe mazhorancës për dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë?
Kemi të bëjmë me një tentativë të parë të Presidentit të vendit, Bamir Topi, për të dhënë sinjalin e parë, që ai kërkon të jetë i pavarur nga partia, e cila e zgjodhi atë President. Nga ana tjetër, kemi të bëjmë me kundërshtimin e Partisë Demokratike, e cila, me sa duket, që në momentin e parë, pavarësisht se ka tre vjet në pushtet, filofozia dhe psikologjia e saj qeverisëse është që jo pavarësia e organeve të pavarura, por varësinë e tyre duke filluar që nga institucioni i Presidentit, pra votën Topit ata ia paskan dhënë për ta pasur nënkryetar të Partisë Demokratike, dhe jo President.
A po synohet kapja e Gjykatës së Lartë, e cila do të hetojë çështjen "Gërdeci"?
Absolutisht nuk është thjesht dhe vetëm çështja e Gërdecit. Sot kemi një qeveri të anatemuar jo vetëm nga opozita, por nga gjithë publiku për mjaft afera kriminale siç është çështja e Gërdecit. Kështu që gjithë tentativa që po bëhet, gjasme në emër të mbrojtjes së vendimit të ashtuquajtur të Gjykatës Kushtetuese, fshihet që në fund të fundit Partia Demokratike dhe lidershipi i Partisë Demokratike kërkojnë që Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë ta uzurpojë me militantë partie, me qëllim që të marrë në mbrojtje aferat e anëtarëve të qeverisë.
Një raport i Kongresit Amerikan thotë se edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Uidhers, mund të jetë i implikuar. Komenti juaj?
Nuk dua që të bëj komente për këtë çështje. Nuk dyshoj aspak që të kenë pjesë përfaqësuesit e ambasadës amerikane në tragjedinë e Gërdecit apo në transaksionet që janë bërë lidhur me tregtinë e armëve në Shqipëri. Gjithçka që ka ndodhur, ne si aktorë dhe faktorë politikë, apo opinion publik e shoqëror në Shqipëri, duhet ta kërkojmë përgjegjësinë te asnjë i jashtëm, aq më tepër te Departamenti Amerikan i Shtetit, apo te përfaqësuesit e këtij shteti aleat, mik e dashamirës të vendit tonë, por duhet ta kërkojmë këtë përgjegjësi te institucionet e vendit tonë.
Meqenëse, sipas jush, mazhoranca rezulton e anatemuar nga publiku, sa afër pushtetit ndihet opozita?
Sigurisht, detyra e opozitës është që të jetë pasqyrë për të treguar fytyrën e vërtetë të një mazhorance. Po kaq duhet të jetë një dritare, ku publiku duhet të shikojë të ardhmen e vet. Ne kemi më shumë se dy vjet që po punojmë, duke përcaktuar edhe fushat kryesore siç janë problemet e arsimit, të shëndetësisë, të infrastrukturës, të bujqësisë, të fshatit, mjedisit, ujit, dritave etj, ku do të thosha, se kemi zhvilluar kontakte periodike në të gjithë territorin e vendit, nga Vermoshi në Konispol. Partia Socialiste ishte fituese në zgjedhjet e vitit 2005 me numër votash, por mënyra e llogaritjes së tyre e nxori humbëse.
I keni bërë llogaritjet edhe për 2009-ën?
Një nga arsyet që ne jemi iniciues dhe propozues të ndryshimit të sistemit të zgjedhjeve, ishte pikërisht në thelb edhe shqetësimi që përmban pyetja juaj. Të gjitha kalkulimet që ne kemi bërë, sigurisht që i bëjmë llogaritë për vete, por mbi të gjitha pas 17 vjetësh demokraci, përfundimisht Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një sistem politik dhe elektoral kredibël.
A rrezikohet fitorja nga përçarja me LSI-në?
Absolutisht. Ftesa për një koalicion para, gjatë dhe pas zgjedhjeve është permanente nga Partia Socialiste. Lidershipi i Partisë Socialiste, me gjithë turin e dialogut me Shqipërinë, kërkon një koalicion jo vetëm me aleatët tanë tradicionalë, por edhe me aleatët të rinj, dhe pse jo, jo vetëm me aleatët tanë, por me të gjithë shqiptarët, me qëllim që të marrë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes së këtij vendi.
Përse kjo sjellje ndaj ish-aleatit tuaj?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje, sigurisht, duhet ta japin kolegët tanë të LSI-së. Ne nuk do të bëjmë të njëjtin gabim që bën LSI. Ne u bëjmë thirrje për të ruajtur qetësinë. Bëjmë thirrje që asnjëherë nuk është vonë, me qëllim që të vendosim urat e bashkëpunimit dhe dialogimit si përpara fushatës elektorale, gjatë fushatës elektorale, dhe mandej për mandatin e ardhshëm qeverisës, të qeverisjes së të majtës.
A do të ketë ftesë edhe për figurat qendrore, të mbetura tashmë në hije në Partinë Socialiste?
Vetë Partia Socialiste, në radhë të parë, ka një demokraci dhe një luajalitet të plotë në vite, kështu që asnjë nuk është i tepërt. Sigurisht që jemi në demokraci. Zgjidhje individuale kanë plot për të bërë, aktorë dhe faktorë të ndryshëm, brenda apo jashtë Partisë Socialiste.
Nisur nga raportet miqësore a keni një ftesë edhe për zotin Nano?
Sigurisht, unë mendoj që unë me pjesëtarët e mi të familjes sime politike asnjëherë nuk i kam ndërprerë marrëdhëniet e mia miqësore, njerëzore, familjare dhe politike. Kështu që edhe herë tjetër kam theksuar se problemet që ka një familje politike është mirë, që të mos i bëjë dhe të mos i lërë thjesht këto komunikime dhe të gjitha rrafshet t i realizojë nëpërmjet ekraneve televizive dhe faqet e gazetave.
Presidencë-Kuvend
“Kemi të bëjmë me një tentativë të parë të Presidentit të vendit, Bamir Topi, për të dhënë sinjalin e parë, që ai kërkon të jetë i pavarur nga partia, e cila e zgjodhi atë President”
Uidhers
“Nuk dyshoj aspak që të kenë pjesë përfaqësuesit e ambasadës amerikane në tragjedinë e Gërdecit apo në transaksionet që janë bërë lidhur me tregtinë e armëve në Shqipëri”
Gjykata e Lartë
“Lidershipi i Partisë Demokratike kërkon që Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë ta uzurpojë me militantë partie, me qëllim që të marrë në mbrojtje aferat e anëtarëve të qeverisë”
PS-LSI
“Ne nuk do të bëjmë të njëjtin gabim që bën LSI. Ne u bëjmë thirrje për të ruajtur qetësinë. Bëjmë thirrje që asnjëherë nuk është vonë, me qëllim që të vendosin urat e bashkëpunimit”
Nano
“Problemet që ka një familje politike është mirë që të mos i bëjë dhe të mos i lërë thjesht këto komunikime dhe të gjitha rrafshet t i realizojë nëpërmjet ekraneve televizive dhe faqet e gazetave”
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008