Publicisti Ylli Popovina vjen me “Gjysma e harruar e Skëndërbeut"
Autori i Lajmit: red.
"Gjysma e harruar e Skënderbeut", një libër i ri i autorit Ylli Polovina, i promovuar të mërkurën në ambientet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, synon të hedhë dritë mbi figurën e Heroit tonë Kombëtar, përtej asaj që është shkruar dhe botuar deri tani. Drejtori i QNK “Arbnori”, Mujo Buçpapaj, duke prezantuar librin Gjysma e harruar e Skënderbeut e vlerësoi atë si "një gjetje e autorit për t iu rikthyer figurës së njohur të Skënderbeut”. Autori, publicisti Ylli Polovina, u shpreh se "libri i sapobotuar është pjesa e parë e një triptiku, përmes të cilit kërkoj të zbuloj këtë figurë të madhe, pasi deri tani në Shqipëri njohim vetëm një pjesë të dimensionit historik të Gjergj Kastriotit". “Sipas meje, Gjergj Kastrioti është më i madh si hero evropian sesa kombëtar dhe më parë se t u takojë shqiptarëve ai u takon evropianëve",- u shpreh Polovina, duke shtuar se “Gjysma e harruar e Skënderbeut”, nuk është një kontribut në historiografinë shqiptare, sepse unë jam thjesht një publicist, por kam të drejtën morale të interpretimit të ngjarjeve dhe të individëve". Ai tha ndër të tjera se "Skëndërbeu do të mbesë në shekuj figura më e ndritur e historisë sonë kombëtare, për luftën e tij vigane që zhvilloi në krye të shqiptarëve për 25 vjet me radhë në një nga periudhat më të rënda të historisë së tyre, siç ishte lufta për mbrojtjen e vendit nga invazioni osman". Ylli Polovina është autor i disa botimeve publicistike, si: “Nëpër stacione”, “Natalja”, “Rënia e një miti”, "Shteti kundër”, “Ditët e mbrapme të një parlamenti”, “Të jesh apo të mos jesh Parti Socialiste”, “Mig 19-97”, “I Treti”, “Ditari i Romës”, “Kur u vra Azem Hajdari”, “Skafistët në Top Sekret”, “Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës”, “Lamtumirë, kallashnikov”. Në vitet 2000-2002 në Itali botoi librat “Homo Balcanicus” dhe “RAI & ALBANIA”. “Gjysma e harruar e Skënderbeut” është libri i fundit i Ylli Polovinës, botuar nga shtëpia botuese "Emal".
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008