Ministria merr në mbrojtje zonat arkeologjike
Autori i Lajmit: red.
Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve Durrës, nga verifikimet në sheshin e ndërtimit që ndodhet në lagjen nr 6 rruga “Maliq Muço”, zona B, si dhe sipas hartës së zonifikimit arkeologjik, ka konstatuar se vazhdojnë punimet për hapjen e gropës me destinacion objekt shumëkatësh banimi. Pasojë e këtyre gërmimeve është dëmtimi i shtresës arkeologjike dhe i një ndërtese antike me dy ambiente 3x2 metra secila. Subjekti LIM-EM nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumentacioni pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës ku të kërkohej leja për fillimin e punimeve arkeologjike. Edhe pse zona ku pretendohet të ndërtohet( zona B), është zonë me intensitet të lartë arkeologjik dhe për rrjedhojë ndërhyrjet duhet të kryhen me miratimin dhe pjesëmarrjen e specialistëve, ky aspekt nuk është marrë prasysh nga subjekti kundërvajtës.
Pa pasur asnjë lloj leje për fillimin e punimeve arkeologjike dhe në kundërshtim të plotë me nenet 47,48, të ligjit 9048 dt 07.04.2003 i ndryshuar, (Për trashëgiminë kulturore) subjekti privat ka filluar dhe vazhdon punimet. Bazuar në ligjin 9048 dt 07.04.2003, i ndryshuar, “Për trashëgiminë kulturore” është kërkuar disa herë që Inspektorati Ndërtimor Durrës të ndërhyjë për ndërprerjen e punimeve ( shkresat nr 214dhe 216 prot), por nuk ka pasur asnjë reagim nga ky institucion. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të ndjekë të gjitha hapësirat që lejon ligji “Për trashëgiminë kulturore” ndaj subjektit në fjalë.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008