E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare, për pak prek çmimin “Principe de Asturias”, në Spanjë

Autori i Lajmit: red.
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është nominuar si kandidat për çmimin “Principe de Asturias”, mes 4 shkrimtarëve të përzgjedhur ndër 32 propozime të ardhura nga 24 vende të botës.
Çmimi, që u shpall mesditën e djeshme nga juria e fondacionit “Príncipe de Asturias”, në Oviedo (Spanjë), e la shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, ndër kandidaturat më të mundshme, duke vendosur në vend të parë shkrimtaren kanadeze. Duke iu referuar së përditshmes spanjolle “El Pais”, finalistët e edicionit të vitit 2008 janë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, kanadezja Margaret Atvod, britaniku Ian McEvan dhe spanjolli Juan Goytisolo, të cilët u përzgjodhën nga 32 propozime të ardhura nga 24 vende të botës.
Jorge Semprún, Andrés Trapiello, uruguajani Eduardo Galeano, japonezi Haruki Murakami, poeti libanez Alí Ahmad Said, Adonis, koreani Ko Un, italiani Antonio Tabuçi dhe amerikani Riçard Ford, ishin disa nga kandidatët e çmimit, të cilët nuk kanë mundur të kalojnë seleksionimin e fundit.

Çmimi "Principe de Asturias"

Çmimi "Principe de Asturias" një nga çmimet më të rëndësishme të Spanjës, në edicionet e kaluara është fituar nga autorë si José Hierro, Juan Rulfo, Ángel González, Mario Vargas Llosa, Kamilo José Cela, Klaudio Rodríguez, Karlos Fuentes, Francisko Umbral, Günter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Klaudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz, i cili fitoi çmimin në vitin 2007. Çmimi "Príncipe de Asturias” në Letërsi, është i gjashti në radhë që ndahet gjatë këtij viti. Deri tani janë dorëzuar çmimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arte, i Kërkimit Shkencor dhe Teknik , Komunikimit dhe Njerëzimit dhe Shkencave Sociale. Çmimet për Sportin priten të ndahen gjatë muajit shtator. Gjatë diskutimeve të jurisë në këtë edicion është debatuar që në këtë çmim të përfshiheshin apo jo vetëm autorët e gjuhës spanjolle apo edhe kandidaturat në gjuhë të tjera. Hera e fundit kur një autor spanjoll ka marrë një çmim ka qenë viti 2000, me guatemalasin Augusto Monterroso. Deri tani janë dorëzuar çmimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arte , i Kërkimit Shkencor dhe Teknik , Komunikimit dhe Njerëzimit dhe Shkencave Sociale.

Margaret Atvud, fituese e këtij viti në Spanjë

Ekologjiste, autore e disa romaneve dhe poete, kanadezja Margaret Atvud, (Ottava, Kanada, 1939), u shpall dje fituese e çmimit “Príncipe de Asturias” në Letërsi. Juria e këtij çmimi prestigjioz e ka justifikuar vendimin e saj me "veprën e shkëlqyer letrare të Atvud", e cila "ka punuar në gjini të ndryshme me mprehtësi dhe ironi". “Tek veprat e saj jepen në mënyrë inteligjente tradita, klasikja, ndërsa di të mbrojë me dinjitet çështjen e gruas sot dhe padrejtësitë sociale”,- u shpreh një anëtar i jurisë. Një nga zërat më të njohur të letërsisë kanadeze e spikatur për narracion të goditur (në vitin 2000 fitoi çmimin prestigjioz “Booker Prize”), Margaret Atvud ofron në romanet e saj një vizion kritik ndaj botës dhe shoqërisë bashkëkohore, sikurse tek ajo vihet re një ndjeshmëri absolute. Kandidatura e saj u propozua nga Rogelio Blanko, drejtor i përgjithshëm i Librit, Arkivave dhe Bibliotekave në Ministrinë e Kulturës së Spanjës. Jorge Semprún, Andrés Trapiello, uruguajani Eduardo Galeano, japonezi Haruki Murakami, poeti libanez Alí Ahmad Said, Adonis, koreani Ko Un, italiani Antonio Tabuçhi dhe amerikani Riçard Ford ishin disa nga kandidatët e çmimit, të cilët nuk mundën të kalojnë seleksionimin e fundit.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›