E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pershendet kthimin e ikurve nga LSI dhe aleatet e majte e te djathte

Kryesocialisti i uroi dje "mirekthimin ne shtepine e tyre Sabit Brokajt, Pellumb Xhufit, Ndre Legisit, Fatos Klosit, Mustafa Mucit e plot te tjereve qe e refuzuan perfshirjen ne punet e qeverise se pykave dhe u qendruan besnike atyre dhjetera mijera socialisteve te genjyer nga shpresa se do ta nxirrnin pyken Sali me pyken Ilir". Ndersa per mediat, ish-deputeti i LSI, Pellumb Xhufi, deklaroi se ne Kongresin e PS ishte nje i ftuar dhe ka qene i nderuar qe mori pjese, pavaresisht se ai kam marre pjese ne shume tubime qe nga viti 1990, vazhdimisht, te cdo krahu. Per te, ata perbejne nje grup individesh qe kane qene me funksione ne LSI dhe u larguan nga kjo parti per ceshtje parimore. "Ketu mora pjese me kenaqesi sepse gjykoj qe PS si partia me e madhe e opozites ka potenciali, motivimin, per te rregulluar gjera ne kete vend i cili realisht po shkon ne nje rruge pa krye. Une kam pasur ftese edhe per te marre teseren e PS dhe per te bere pjese edhe ne forumet te nje niveli ne PS, por nuk kam ndermend te angazhohem ne kete sens", u shpreh Xhufi.
Nderkohe kryesocialisti Rama nenvizoi se "Pershendes perzemersisht aleate tradicionale si Skender Gjinushi, Vangjel Dulja e Paskal Milo, apo te rinj si Spartak Ngjela, Prec Zogaj e Nard Ndoka". "Erion Veliaj na ka mbetur nen rene vullkanike ne Bruksel, urojme kthim te mbare. Jemi te gjithe bashke ne kete beteje sepse duam qe cdo shqiptar, i majte ose i djathte, burre apo grua, nga jugu a nga veriu, pavaresisht cdo dallimi, te fitoje lirine e te drejten e te qenit i barabarte perpara ligjit e shanseve per shkolle, punesim, mireqenie qe jep nje demokraci reale", deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›