Masakër natyrore, hiqen guroret pranë liqenit
Asnjë firmë guroreje nuk do të ushtrojë aktivitetin pranë liqenit të Shkodrës.
SHKODER/ RITVAN DIBRA
Pesë prej tyre, të cilat vepronin në malin e Taraboshit, u është hequr e drejta e licencimit, pasi sipas specialistëve kanë bërë masakër në këtë zonë. Në të ardhmen do të mund të nxirren gurë gëlqerorë vetëm nga 25 firma në të gjithë qarkun, po asnjëra prej tyre në malin mbi liqen. Veç këtyre, të gjithë subjektet që veprojnë jashtë të gjitha kushteve teknike dhe në zona që janë përcaktuar si të mbrojtura, do të penalizohen. Ky vendim është marrë së fundi nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Edmond Gogskoli, drejtor i Departamentit Minerar pranë kësaj agjencie, deklaroi gjatë vizitës së tij në Shkodër se janë përgatitur hartat e gjithë guroreve të licencuara si dhe është përcaktuar gjendja mjedisore në këto zona. Sipas Gogskolit, në Rrethin e Shkodrës janë të licencuara vetëm 13 firma guroresh, në Pukë 11, kurse në Malësi të Madhe, vetëm 1. Por, referuar informacioneve të sakta nga kontrollet e ushtruara rezulton se në Shkodër, numri i këtyre firmave që ushtrojnë aktivitete është shumë i madh. Në shumë raste, firmat që gërmojnë për nxjerrjen e gurit gëlqeror, mashtrojnë vendorët me anë të dokumenteve të vjetra (me licencat e mëparshme që u ka skaduar afati). Nisur nga ky fakt, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka vendosur ndëshkimin ligjor të këtyre firmave. Vëmendje të veçantë do t’u kushtohet atyre subjekteve që konstatohen duke kërkuar gurë në malin e Taraboshit, në rrëzë të liqenit të Shkodrës. Shpërndarja gjeografike e firmave të guroreve fillon në Velipojë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Por zona e vetme, e cila tashmë jo vetëm që ndalohet kategorikisht për të nxjerrë gurë, por që do të jetë në qendër të vëzhgimeve, është ajo e Taraboshit. Kjo për faktin se, zona është e mbrojtur për shkak të statusit të veçantë që ka liqeni dhe mali sipër tij. Në evidencat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk figuron asnjë subjekt që të ketë leje të dhënë, apo prokurë për shfrytëzim matanë urës së Bunës, si nga ana e Zusit, ashtu edhe deri nga ana e Shirokës e Zogajt. Sipas Gogskolit, asnjë firmë në malin e Taraboshit nuk ka marrë rinovim të lejes për këtë vit, sepse dëmi i shkaktuar në këtë zonë është shumë i madh.