Shkozet, përmbytet oborri i shkollës
DURRES - Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur plotësisht oborrin e shkollës “Olsi Lasko” në Shkozet, duke paralizuar me disa orë mësimdhënien.
Mëngjesin e së premtes, mbi 550 nxënësit e kësaj shkolle kanë vënë re se, oborri i shkollës së mesme i ngjante një liqeni artificial, pasi të gjitha ujërat e superstradës Shijak-Durrës janë zbrazur në të. Oborri i kësaj shkolle ndodhet nën nivelin e rrugës dhe për pasojë të gjitha ujërat mblidhen aty. Mësuesit dhe nxënësit shprehen se, “përmbytja e kësaj shkolle është një fenomen i zakonshëm sa herë që bie shi i dendur”. Në oborr janë bllokuar të gjitha kanalizimet e kullimit të ujërave dhe sistemimi i tyre kërkon fonde shtesë. Afro një vit më parë kjo shkollë iu nënshtrua një rikonstruksioni të pjesshëm, i cili la ende pa zgjidhje çështjen e përmbytjes së oborrit. o.u