E Diel, 1 Nëntor 2026

Emrat që do të zëvendësojnë Mediun, kandidatët e mundshëm

Dorëheqja e Fatmir Mediut
nga posti i ministrit të
Mbrojtjes ka sjellë dhe
artikulimin e emrave të parë për
zëvendësimin e tij. Nga burime
pranë qeverisë dhe selisë blu
bëhet e ditur se tashmë dilema
nuk është se cilës forcë politike
do t‘i përkasë kjo ministri, pasi
drejtuesi i saj pritet të jetë nga
PD-ja, por cili do të jetë emri që
do të zëvendësojë kryetarin e PRsë
Mediu, të dorëhequr nga posti
i ministrit të Mbrojtjes. Kjo ministri
është një pikë kyçe aktualisht
për vetë faktin se Shqipëria është
pak javë para marrjes së ftesëS
për anëtarësimin në NATO dhe
zëvendësi i Mediut duhet të jetë
një njeri me integritet të lartë
profesional, për të përballuar
këtë situatë me sukses. Mësohet
se Kryeministri Berisha është në
dilemë nëse në krye të kësaj ministrie
duhet të vendosë një profesionist,
i cili nuk ka lidhje me
politikën dhe emri që artikulohet
është ai i diplomatit Arjan Zajmi, i
cili pak muaj më parë ishte një nga
kandidaturat më potenciale për
postin e Presidentit të Republikës,
por për shkak të manovrave politike
në momentet e fundit, nuk
arriti të ulet në atë kolltuk. Ndërkaq,
një pretendent i mundshëm
është edhe një nga diplomatët më
të njohur të Shqipërisë në kancelaritë
perëndimore, përkatësisht
pranë Bashkimit Evropian. Po
kështu përpos ekspertëve apo
diplomatëve si drejtues të Ministrisë
së Mbrojtjes në Kryeministri
kanë filluar të shqiptohen edhe
disa emra si pretendentë për të
zëvendësuar ish-ministrin Mediu.
Arian Starova është një nga emrat
që diskutohet, pasi ky është edhe
kryetar i Shoqatës Shqiptare të
Atlantikut. Deputeti Dashnor Sula
është një tjetër emër i cili përflitet
si pretendent për postin e ministrit
të Mbrojtjes, pa anashkaluar
këtu edhe kandidaturën tjetër, atë
të kryetarit të grupit parlamentar
të PD-së, Astrit Patozi. Por burime
konfidenciale bëjnë të ditur se
Patozi nuk është kandidaturë për
ministër të Mbrojtjes, por për
ministër të Brendshëm. Ky post
aktualisht mbahet nga Bujar Nishani,
i cili nëse largohet nga kjo
detyrë, mund të kalojë në atë të
ministrit të Mbrojtjes. Dorëheqja
e Mediut nga posti i ministrit të
Mbrojtjes është e treta në kabinetin
qeverisës, pas dorëheqjeS
së parë të bërë krejt papritur nga
ish-ministri i Jashtëm, Besnik
Mustafaj, i cili në motivin e tij u
mjaftua thjeshtë me frazën "jam
i lodhur". Kjo dorëheqje, muaj më
pas, u pasua nga ajo e ish-ministrit
të Drejtësisë, Ilir Rusmajli,
vëllai i të cilit u përfol për afera
korruptive, duke e detyruar këtë
të fundit që të japë dorëheqjen
në emër të asaj që quhet lufta
kundër korrupsionit. Gjithashtu,
kabineti "Berisha" është përfshirë
në disa ndryshime dhe rokada
ministrash, duke e ndryshuar
disa herë formën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›