Solana: BE, pranë shqiptarëve në këtë ditë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka marrë dje një mesazh ngushëllimi nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Havier Solana.
Në mesazhin ngushëllues të zotit Solana thuhet: "I dashur President, i dashur mik! U trondita dhe u pikëllova nga aksidenti tragjik në depon e municionit afër Gërdecit, ku shumë njerëz humbën jetën e tyre. Më lejoni t‘ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të ndiera për ju, për qeverinë shqiptare, për familjet e viktimave, si dhe për popullin e vendit tuaj. Gëzoni simpatinë time të thellë dhe mendimet e mia në këtë periudhë të vështirë". Gjithashtu, mesazh ngushëllimi Presidenti Topi ka marrë dje edhe nga Presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski, i cili në emër të qytetarëve maqedonas përcjell ngushëllimet e thella për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie.