Beteje me flaket ne Borsh

Një zjarr i papritur nisi në mbrëmje në malin që ngrihet pas fshatit bregdetar të Borshit në Sarandë.
Dëshmitarë në vendngjarje thonë se zjarri që filloi diku rreth orës 19:00 po favorizohet nga era dhe ekziston frika se mund të rrezikojë edhe shtëpitë përreth.
Flakët sipas informacioneve po u drejtohen ullishteve. Banorë dhe pushues lajmëruan zjarrëfikësit, por ata arritën aty vetëm pas rreth tre orësh, ndërsa banorët, të cilëve po u rrezikoheshin shtëpitë nisën përpjekjet me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.
Beteja me flakët vazhdon. Fshati Borsh këtë sezon veror popullohet nga shumë pushues.
Ndërsa pas mesditës edhe në Dhivërr të Sarandës një zjarr i madh rrezikoi fshatin, pasi gjuhët e flakëve arritën deri afër shtëpive. Për fikjen e tyre shkuan në ndihmë edhe zjarrëfikse nga Janina.