Hiqen qeset plastike. Berisha njofton nismen e re

Qeveria do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike në republikën e Shqipërisë. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar. Berisha i kërkoi ministrit të mjedisit, Fatmir Mediu të sjellë menjëherë projektligjin në qeveri. Në zbatimin e këtij ligji pritet të përfshihen edhe kryetarët e Bashkive dhe komunave, të cilët në rast se nuk mbajnë pastër territorin ku ata veprojnë do të penalizohen me sanksione të rënda nga gjobë deri në shkarkim nga detyra.
“Zoti ministër, unë pres vendimin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në republikën e Shqipërisë. Kryetarët e komunave dhe të bashkive do të kenë sanksionet më të rënda, deri në shkarkimin ekzekutiv nga detyra në qoftëse nuk marrin masa për mirëmbajtjen e territorit të tyre”- tha Berisha.
Një tjetër draft që pritet të kalojë në qeveri është edhe pastrimi i territoreve nga grumbullimi i mbetjeve urbane dhe varrezat e makinave. Berisha paralajmëroi se është ndërtuar një platformë në të cilën parashikohet zhdukja e varrezave të makinave.
“Një nga problemet e mëdha janë kodrat e ndryshkut që janë ngritur kudo nga automjetet e hedhura. Ato do zhduken me shpejtësi të madhe. Ministria e Mjedisit bashkë me minsitrinë e Ekonomisë, kanë përfunduar një platformë, por kusht kryesor do jetë zhdukja e tyre”- tha Berisha.
Në mbledhjen e qeverisë, Berisha foli për rritjen e eksporteve për 8 mujorin e parë të këtij viti dhe për krijimin e portalit zyrtar për biznesin shqiptarë, një projekt ky i cili i është ngarkuar ministrit të teknologjisë dhe inovacionit, Genc Pollos.
Erion Ajazi