E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojne 18 mln Poni Ndjekje penale ish-bashkiakeve

Ndjekje panale për të gjithë ish-funksionarët e lartë të bashkisë së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme, ose për shkak të paaftësisë nuk kanë përmbushur detyrën e tyre. Ky qëndrim vjen nga kreu i këshilltarëve demokratë në bashkinë e kryeqytetit, Ferdinant Poni, në një intervistë për “AS”. Bashkisë së Tiranës për shkak të qëndrimit të tyre, i mungojnë në buxhet rreth 18 milion dollarë.

“Aty mungojnë diku te 18 milionë dollarë, ose 1.8 miliardë lekë që duhet të ishin mbledhur, një vrimë fiskale. Aty nuk janë realizuar 50 e të ardhurave, për arsye të klientelizmit dhe të fatalizmat që kapi strukturat socialiste të bashkisë së Tiranës. Në një lloj mënyre, ata nuk vepronin si punonjës publikë. Një faj shumë i madh i administratës së mëparshme të bashkisë së Tiranës dhe si e tillë duhet të përceptohet dhe të vazhdohet të procedohet qoftë dhe me nëpunësit e tyre. Administrata e bashkisë së Tiranës do të duhet ta bëjë këtë. Për momentin duhet të them këtë që personalisht do të mbështesja të gjitha masat për ristabilizimin e ligjit dhe shtetit ligjore, por edhe në bashkinë e Tiranës”-tha Poni. 

Poni kërkon që drejtuesit aktualë të bashkisë së kryeqytetit të kërkojnë ndjekje penale për të gjithë ata që neglizhuan qëllimisht të ushtronin detyrën e tyre, kryesisht në mbledhjen e taksave. Sipas tij, administrata e ish-kryetarit Rama ka vepruar në mënyrë selektive dhe klienteliste në mbledhjen e taksave.

“Me zero tolerancë ndaj atyre që s’paguajnë taksat, por një barrë më e lehtë fiskale për njerëzit e ndershëm dhe për të gjithë biznesin për parë ndryshimet”-theksoi ai.

Kreu i këshilltarëve të maxhorancës në bashkinë e Tiranës theksoi se do të mbështesin programin elektoral të kryetarit Basha, jo vetem për  mbledhjen e taksave, por edhe për uljen e tyre.

Denada Shkodrani

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›