Maturantet mbetes ne universitete ka kuota bosh
6 mijë të rinj që rezultuan mbetës në maturë edhe pse do t’i nështrohen provimeve të vjeshtës do të mund të zënë një vend në auditorët e universiteve vetëm nëse do të mbeten kuota bosh. Ata mund t’i marrin të gjitha provimet por do të kenë të drejtë të ndjekin studimet e larta vetëm në ato degë që ka vende të lira, pavarësisht preferencave të tyre.
Maturantët do tju nështrohen provimeve në tre data, ditën e premte, në, 13 dhe 17 shtator. Pikët që ata do të marrin nga testet kanë të drejtë t’i përdorin edhe vitin tjetër për tu rregjistruar në shkollën e lartë.
“Në rast se ata nuk dëshirojnë të vazhdojën këtë vit dhe dëshirojnë t’i transferojnë vitin tjetër, kjo është cështje e tyre. Jemi të detyruar t’i qëndrojmë me seriozitet të gjitha ështjeve që ata kanë, tu japim një mundësi dhe pastaj u takon atyre si e shfrytëzojnë këtë mudnësi”- tha Ndricim Mehmeti, specialist në MASH.
Rezultatet e testeve pritet të shpallen rreth datës 23 shtator , ndërkohë që do te ketë vetëm një qendër vlerësimi që do të jetë shkolla “Konstandin Kristoforidhi”. Testet do të mbikqyren nga uniformat blu.
Edlira Sulejmani