E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për buxhetin, Malaj: Qeveria ka dështuar

Tiranë- Në vazhdim të diskutimeve kritike të opizitës për buxhetin e vitit 2009, prezantuar nga kryeministri e më pas ministri Bode, deputeti socialist Arben Malaj ka numëruar gjithë defektet e buxhetit dhe ka theksuar se ai është vetëm një mashtrim.

Duke iu drejtuar ministrit te Financave Ridvan Bode, i cili e mbrojti buxhetin, Malaj ka theksuar se qeveria nuk ka përmbushur detyrimet kryesore dhe mashtron shqiptarët duke publikuar vetëm shifra.

“Me këtë buxhet që prezantoni ju keni ngelur në vend. Ju zoti minister duhet të keni guximin t’u thoni shqiptarëve se të ardhurat për vitin 2009 do të jenë aq sa do realizoheshin për 2008. Duhet të keni kurajo t’i thoni shqiptarëve se keni dështuar dhe se nuk do të jeni të aftë të mblidhni si duhet taksat dhe të luftoni ekonominë informale”, ka theksuar ai.

Sipas Malajt qeveria nuk ka mundur të mbledhë shumën e duhur të lekëve për rrugët rurale, si dhe se ka dështuar në integrimin e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›