Me shpejtësi në postbllok, rrezikohen policët
Fier- Nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga ana e policisë, e më pas ka “çarë” ne makinë postbllokun e ngritur posaçërisht për të, duke rrezikuar jetën e policëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Kavajë dhe ka përfunduar me prangosjen e 24-vjeçarit Plarent Tafa.
Sipas policisë, ai ka qenë duke udhëtuar nga Kavaja në drejtim të Beratit me automjetin e tijtip Benz me targa Br 0309 B. Në afërsi të rrethrrotullimit të Rrogozhinës, uniformat blu të policisë Kavajë, duke parë shpejtësinë e madhe me të cilën udhëtonte 24 vjeçari i kanë bërë shenjë të ndalonte. Tafa, mësohet prej policisë së Fierit, nuk ka ndaluar dhe ka ecur me të shpejt duke çarë postbllokun policor. Menjëherë policët e Kavajës kanë lajmëruar kolegët e tyre të Lushnjes.
Në Çermë, përgjatë autostradës Rogozhinë-Lushnjë, postblloku i radhës policor pas njoftimit të marë nga kolegët e tyre ibën pritë mjetit të drejtuar nga ai.
Por, i riu, jo vetëm që nuk i ka ndaluar, por e ka rritur shpejtësinë e mjetit duke bërë të mundur të shpërndajë edhe grupin e gatshëm të policisë lushnjare, që kanë shpëtuar për fat.
Të dy postblloqet policor, si ai i Kavajës dhe i Lushnjes, kanë mundur qëtë sigurojnë vetëm të dhënat e makinës që drejtohej nga Tafa. Më pas është bërë njoftimi i policisë së Beratit, e cila në bashkëpunim me policinë kriminale të drejtorisë së Fierit ka bërë të mundur arrestimin e Plarent Tafës. Prangosja është bërë në banesën e tij në fshatin Arrëz të komunës Poshnjë.
Pas arrestimit ai është shoqëruar në mjediset e paraburgimit të Fierit ku dhe i është komunikuar akuza e “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.