Aleatët te Berisha: Me rajonalin humbasim
• Pas kërkesave të vazhdueshme të aleatëve, Kryeministri Berisha më në fund ka gjetur hapësira në axhendën e tij për t'i pritur ata në zyrë.
ADI SHKEMBI
Për rreth 90 minuta kreu i qeverisë ka tentuar të bindë krerët e partive aleate për të mbështetur në parlament sistemin proporcional rajonal, por në këtë takim të parë, duket se ka dështuar. Burime pranë kësaj tryeze të mbajtur dje pasdite në kryeministri bëjnë të ditur se Mediu, Ndoka, Xhuveli, Starova e Solis kanë kërkuar shpjegime nga Kryeministri, për mënyrën se si do të ballafaqohen ata në garën e ardhshme elektorale, ndërkohë që nuk kanë munguar as debatet mes krerëve të partive dhe kryeministrit Berisha. Berisha mësohet t'i ketë garantuar aleatët, se asnjë prej tyre nuk do të jetë i humbur nga ky sistem dhe kjo do të realizohet me paraqitjen nga secila prej forcave politike të listave të mbyllura. Paqartësitë e përfaqësuesit të PBDNJ-së, Leonard Solis kanë qenë pikërisht me rolin e KQZ-së dhe me presjet dhjetore që do të marrë secila prej partive. Sipas Berishës, KQZ-ja nuk do të jetë më institucion kushtetues, s'do të ketë rol permanent. Ndërkohë për presjet dhjetore, Berisha është shprehur se, ato do t'u shkojnë pikërisht partive në raport me votat që do të marrin. Kritikë të ashpër të këtij sistemi kanë qenë Mediu i PR-së dhe Ndoka i PDK-së. Sipas kreut të republikanëve, me sistemin aktual kjo forcë me 3% merr 5 deputetë, ndërkohë që me sistemin e ri nuk merr asnjë deputet. Ndërsa Ndoka është shprehur se, me këtë sistem PDK-ja është katër herë e disfavorizuar. Burimet bëjnë të ditur se, pas shqetësimeve të aleatëve ka garantuar se, do të ruhen proporcionet e çdo force për çdo votë që ajo do të marrë.
Fatmir Mediu
Diskutuam gjerësisht për qëndrimin e PD dhe partive të tjera për opsionet tona. E lamë që do të vazhdojmë diskutimet edhe në nivel teknik për të arritur, në qëndrime të përbashkëta ose të kundërta. Nuk është përfunduar asgjë. Konsultimet kanë për të diskutuar më qartë të gjitha propozimet që janë, për të gjetur ose jo marrëveshjet.
Nard Ndoka
Pati një debat konstruktiv, gjykojmë se do të gjendet gjuha e mirëkuptimit. U kërkuan shpjegime edhe për ndryshimet kushtetuese. Në të ardhmen do të vazhdojnë diskutimet edhe në nivel teknik edhe për Kushtetutën dhe kodin. Sot në orën 11:00 do të ketë një takim me ekspertët.
Leonard Solis
U bë takimi paraprak, nuk është përfundimtar. Do diskutohen modalitetet, çdo parti do paraqitet në koalicion me lista më vete, koalicioni do gjejë formulën që asnjë votë e tyre të mos ikë dëm. Do zbehet roli i KQZ, do jetë institucion jo kushtetues. Kompetencat do t'i kenë komisionet e qarqeve.