“Skllavi i gurit”, skulptori që projekton në mozaik Nënë Terezën
24/10/2011 Gëzim Hidri, skulptori i talentuar që u njoh me portretin e Abramovichit sjell një tjetër vepër
ELBASAN- Gëzim Hidri një skulptor tashmë i njohur për veprën e Abramoviçit, nis një punë tjetër të madhe, Nënë Terezën. Vepra e tij e ka zanafillën në dominimin e masivëve shkëmborë dhe në kthimin e tyre në art. “Të shndërrosh gurin është shumë e vështirë. Por kur e arrin është mrekulli. Mua me pëlqen ta njoh gurin në latimin e tij dhe sidomos në brendi”, thotë ai ndërsa e gjejmë duke punuar në një shumëllojshmëri punimesh guri ku më i rëndësishmi mbetet mozaiku. “Është rrugë e vështirë shumë për të zgjedhur gurin. E gjej, e marr, e përpunoj e laj, i heq plasaritjet, por ka bukurinë e vet se më plotëson mozaikun”, shprehet ai, ndërsa tregon punën e tij më të dashur me gurin. Në punishten e artistit guri nis e copëzohet. Prej tij nxirren fileta të holla e më pas kubetët që, përdoren për mozaikun. Ndërsa është duke mbaruar veprën e tij më të madhe në mozaik, portretin e Abramovichit, Gëzim Hidri ka edhe ide të tjera për të ardhmen. Një nga këto projekte do t’i dedikohet Nënë Terezës. Nënë Tereza në mozaik do të përbëjë edhe një vepër tjetër që do të kërkojë vite, por Hidri e ka qëllim të vetin për t’i dedikuar një mozaik kësaj figure të pavdekshme. Ndërkohë veç Nënë Terezës në gur, ai ka në plan të bashkëpunojë me personat me aftësi të kufizuar për t’i punësuar ata dhe për t’i dhënë mjeshtërinë e punimit të gurit dhe boceteve me motive mozaiku. Shitja e tyre do të sjellë edhe të ardhura për këta persona. Gëzimi i ka dhuruar së fundi aktores me famë ndërkombëtare Eliza Dushku një pjesë nga bazamenti i origjinës së saj, (një piatelë, gur i punuar dhe e gdhendur nga vetë duart e artistit. Artistja e falënderoi për këtë dhuratë të çmuar e të veçantë. Në praninë edhe të kryebashkiakut Lulzim Basha ajo vlerësoi artin shqiptar dhe krenarinë e shqiptarëve, artistë të shpërndarë në të gjithë botën.
Mahniten arkeologët e huaj
Patrick Chevallier, një arkeolog francez, ka qenë vizitori më i fundit i studios së Gëzim Hidrit. Ai ka parë nga afër punimet në gurë dhe shndërrimin e gurit nga një masë e fortë në lavaman mozaikë, Pjatelë, lavaman, skulpturat etj. Ai gjithashtu ka parë nga afër edhe mozaikun e Roman Abramovich që e ka bërë të famshëm Gëzimin. Arkeologu ka shprehur habinë e tij për faktin se në një qytet kaq të vogël si Librazhdi do të kishte gjetur një art të tillë. Ai është shprehur se ka parë shumë mozaikë të vjetër e të rinj, por i ka bërë mjaft përshtypje mozaiku i realizuar nga shqiptari. Ai tha se ky mozaik është mjaft i arrirë dhe për perfeksionin e tij nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër.
Kush është Gëzim Hidri
Artisti shqiptar, ish-student i Edi Ramës në Institutin e Lartë të Arteve në degën Pikturë Monumentale është duke përfunduar kryeveprën në punishten e tij të mermerit në Librazhd. Gëzim Hidri u kthye në Shqipëri pasi i skaduan dokumentet në shtetin britanik ku qëndronte si emigrant. Veprën e Abramoviçit e ka filluar ndërsa administronte një ndërmarrje të vogël për përpunimin e mermerit dhe restaurimin e banesave të vjetra. Në qarqet e artit britanik e në veçanti ato të skulpturës, shqiptari 40-vjeçar njihej si "Slave Stone" (skllavi i gurit). Disa vite më parë Hidri ka kryer të gjitha punimet e mermerit në klubin e "Polos" të princit Charls të Anglisë, gjë për të cilën ka shkruar edhe revista e përmuajshme e skulptorëve anglezë. Ndërsa ishte në Londër e ka nxjerrë mozaikun nga studioja, duke e transportuar me një furgon drejt fushës së stërvitjes së ekipit Çelsi, ku edhe e ka ekspozuar publikisht për herë të parë projektin ambicioz të quajtur "Kodi i planetit". Në një bisedë me disa kureshtarë që iu afruan mozaikut, Hidri deklaroi: "Më sillni të gjitha pikturat e Mikelanxhelos, t‘u a kthej në mozaik". Interesi i këtij mozaiku i ka kapërcyer kufijtë e Britanisë së Madhe. Muzeu i Arteve në Australi i ka dërguar disa ftesa për të ekspozuar punimet e tij atje. Ndërkohë disa biznesmenë egjiptianë i kanë ofruar shqiptarit të nënshkruajë kontrata të majme për të realizuar mozaikë në shtëpitë e tyre. Me punën e palodhur në gdhendjen e gurit e në veçanti, krijimin e mozaikëve, Hidri do të linte me gojë hapur punëdhënësit grekë kur shkoi në vendin helen si emigrant. Brenda tij jetonte arti, të cilin gjatë viteve kur mbaroi shkollimin në Tiranë nuk mundi ta shprehte. Talenti i Hidrit do të shpalosej në disa ekspozita në Kostur të Greqisë. Atje ai nisi edhe t‘u japë leksione në skulpturë studentëve grekë apo atyre anglezë që vitin nga universitete të këtij vendi.