Peshkatarët dhe dasmorët e Ulqinit, gosti në Gjirokastër
Tri grupet artistike nga Mali i Zi, "Liria", "Gruda" dhe "Ulqini", kanë konkurruar me traditat e tyre folklorike në natën e katërt të edicionit të nëntë të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009. Ato kanë "rrëmbyer" duartrokitjen e artdashësit gjirokastrit, pasi në fonotekën e tyre shpirtërore kanë shpalosur me plot mjeshtri një copës së jetës së tyre, duke e transformuar kulturën e tyre tradicionale në një art të vërtetë. Tinguj baritorë me kavall, interpretuar nga Shtjefën Ujkaj, ishin hapja e koncertit të shqiptarëve nga Mali i Zi. Grupi e ka befasuar spektatorin me vallen "Dyluftimi me shpata", duke i kujtuar kështu publikut se nuk i kanë harruar traditat e lashta. "Vallja e Vuthit" me motive lirike, ekzekutuar me mjaft talent nga grupi i djemve dhe vajzave të shoqërisë kulturore artistike "Liria", i dhanë publikut një atmosferë të gëzueshme, dhuratë që u shpërblye me duartrokitje nga krejt sheshi i kalasë.
Shoqëria kulturore artistike "Gruda" e shqiptarëve të Malit të Zi, fillimisht erdhi në natën e katërt të festivalit me një këngë me çifteli të titulluar "Përshëndetje nga Malësia", kënduar nga Gjon Gjolaj, i cili u ngjit në skenë së bashku me artistët e ardhur nga trevat e Grudës. Kërcimi "malësorçe" dhe valle dyshe, interpretuar nga Mark dhe Maria Kalaj, ishte një perlë e vërtetë që "tronditi" platenë e skenës së kalasë. Por edhe interpretimi që e pasoi atë, "Këngë për Esat Pashën", një këngë me motive historike e kënduar me lahutë nga Gjokë Kalaj befasoi publikun e kalasë dhe rrëmbeu mjaft duartrokitje. Kënga me çifteli "Luftojnë djemtë e Grudës Mizore", me motive epike, kënduar nga Tomë Kalaj, pati përsëri jehonë jo vetëm për shkak të melodisë tepër tradicionale, por edhe për shkak të tekstit të përpunuar me mjaft mjeshtëri. Konkurrimi i shqiptarëve "malazezë" vijoi më tej me grupin e valltarëve të shoqërisë kulturore artistike "Gruda", të cilët fillimisht sollën vallen "Gocja e Malësisë", e cila kishte si motiv dashurinë njerëzore, ku vajza dhe djem luajnë dhe vallëzojnë, ku nga lojërat e fëmijërisë, më pas çifti dashurohet në moshën më të bukur të jetës. "Vallja e peshkatarëve" dhe një segment i valles "Dasma e Ulqinit", shoqëruar me tingujt e muzikës qytetare, pa më të voglin dyshim që ishin si një qershi mbi tortën e bukur të të gjithë interpretimeve dhe prurjeve të grupit të artistëve shqiptarë të Malit të Zi. Emocionet që ngjalli te të pranishmit "Vallja e peshkatarit", interpretuar nga valltarët fluturues ulqinakë, ndërsa dasma e Ulqinit, shoqëruar me ritet e njohura të kësaj zone, solli ndërmend atmosferën e këngës ulqinake "Më ka shku menja me u fejue".
Udhëheqësi artistik i grupit, shkodrani Vladimir Sahiti, e ka cilësuar përfaqësimin e artistëve të Mali të Zi, si një arritje të madhe për artistët shqiptarëve që jetojnë përtej kufijve, pasi për të skena e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009 është një odeon i përkryer për të shpalosur pastër vlerat dhe traditat e një kombi. "Vetëm ky festival të ofron kënaqësinë të shpalosësh vlerat e vyera të një kombi, pavarësisht se ku ndodhesh gjeografikisht. Festivali i Gjirokastrës, ta jep këtë mundësi, duke dhënë ndihmën e vet në ruajtjen e identiteteve, qoftë në melodi, në ritëm, në kostume, në vegla muzikore dhe më gjerë", shprehet Sahiti. Grupi artistik nga Mali i Zi u përfaqësua në Gjirokastër nga 60 artistë të folklorit, prej të cilëve 45 valltarë, 10 instrumentistë dhe 5 këngëtarë.
En.Se