mimi Talenti i Sezonit e merr Odhise Roshi dhe Armando Vajushi

Odhise Roshi dhe Armando Vajushi janë fitues të çmimit të Talentit të Sezonit, në përfundim të votimit të organizuara nga shoqata “Sporti na bashkon”.
Shkodrani i Vllaznisë dhe fieraku i Flamurtarit fituan numër të barabartë votash nga trajnerët dhe gazetarët sportivë duke pasuar shkodranin tjetër, Bekim Bala, që doli fitues sezonin e kaluar.
Pra, sezoni 2010-2011 ka dy fitues dhe që të dy do të luajnë jashtë vendit sezonin e ardhshëm.
Këtë çmim të rëndësishëm për karrierën, atyre ua dorëzoi ish-lojtari i shquar shkodran i Partizanit dhe kombëtares, Lin Shllaku.
Në ceremoninë e zhvilluar në sallën e Teatrit Kombëtar në kryeqytet, u dhanë edhe çmime të tjera, për vendin e dytë, të tretë, çmim inkurajues apo çmim për lojën e ndershme, “Fair Play”.
Me çmimin e dytë si lojtar i sezonit u nderua sulmuesi i Laçit, Vilfor Hysa, pasi tiranasi ishte një nga futbollistët më të mirë të skuadrës kurbinase për sezonin që sapo u mbyll.
Çmimin e tretë e fitoi lojtari i Teutës së Durrësit, Brunild Pepa, edhe ky një nga më të dalluarit në skuadrën me moshë tepër të re të “djemve të detit”, drejtuar nga trajneri Edi Martini.
Një çmim emocionues iu dha lojtarit të kombëtares, Skënderbeut dhe më parë Dinamos, Gjergji Muzaka, ky ishte Çmimi i Lojës së Ndershme, “Fair Play”.
Ky vlerësim u bë sepse Muzaka doli në fushë për Dinamon në kupën e kampionëve verën e vitit të kaluar, pikërisht ditën kur përcolli babanë e tij në banesën e fundit, duke gjetur forcë të madhe morale.
Një çmim inkurajues u dha për Mateos Toçin e Elbasanit, një nga kulmet e pakta për portokallinjtë që u rrëzuan keqazi nga kategoria, por që patën në gjirin e tyre një 17-vjeçar premtues.
Së fundi, ka një vlerësim edhe për tifozët dhe çmimin për mbështetjen më të mirë ndaj skuadrës së tyre e mori tifo-grupi “Tirona Fanatics”, besohet edhe grupimi më i njohur i tifozëve sot në Shqipëri, grup që u vlerësua se ndryshoi natyrën e tifozërisë në vendin tonë.