E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tapia dhe Skufi, kampionët e 21-vjeçarëve

Në Berat u zhvillua kampionati kombëtar individual i pingpongut për senjorë (deri 21-vjeç) me pjesëmarrjen e Vllaznisë, Teutës, Tiranës, Studentit, Elbasanit, Tomorrit, Flamurtarit, Bylis, Alba El dhe Don Bosko.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës, Astrit Hutka, në fund të aktivitetit kampionë u shpallën Dorian Tapia i Tomorrit dhe Erida Skufi e Studentit. Beratasi me trajnerë Xhoxhi Skufi dhe Ilir Shabani mundi në finale 4-2 Astrit Dogjanin e Don Boskos.

Sportistja Skufi me trajner Sabaudin Gazheli mundi në finale po 4-2 Besjana Tosunin e ekipit të Elbasanit. Në kampionatin kombëtar individual për senjorë garuan 63 sportistë, të cilët zhvilluan 87 ndeshje.

Në vend të tretë u renditën Sokol Dogjani dhe Andi Kola nga meshkujt dhe Adela Isaku e Daniela Hazizaj për femra. Kupat dhe diplomat për fituesit u dorëzuan nga titullari i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli dhe presidenti i Federatës së Pingpongut, Arben Meçe.

E Merkure, 29 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›