E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana feston në Pukë: 1-1 me Tërbunin

Ndeshjet e vajtjes së turit të parë i edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë ishin thuajse nën dominimin e skuadrave të mëdha, më përjashtim të Tiranës, që në mungesë të disa lojtarëve titullarë, duket se mbërriti në Pukë për të festuar.

Në Grupin A

Gramozi i vendit të dytë në Kategorinë e Parë nuk mundi t’i rezistojë superioritetit të Shkumbinit, duke humbur në shtëpi 0-2.

Agim Canaj (i kritikuar së fundi në kampionat) kërkoi nga Vllaznia goleadë në Librazhd, që mundi Sopotin 4-0, e katërta fitore në Kupë kundër Sopotit në 7 ndeshje historike

Fitore në transfertë arriti edhe Teuta e Starovës: 1-0 kundër Pogradecit, në ndeshjen e 12-të historik midis tyre (7 fitore Teuta, 3 Pogradeci).

Apolonia pas humbjeve në Superligë është shfryrë ndaj Dajtit: 3-0 në “Skënder Halili” në kryeqytet, në takimin e parë historik midis tyre.

Besa mundi 2-0 Ilirinë e Fushë Krujës, në takimin e parë historik midis tyre.

Dinamo fitoi 1-0 në Patos me Albpetrolin vendas (Kategoria e Dytë) , në të parin takim historik në Kupën e Shqipërisë.

Laçi fitoi derbin me Skënderbeun -dy skuadra të Kategorisë së Parë-  me rezultatin e ngushtë 2-1.

Luftëtari i Andrea Çullit barazoi 1-1 në shtëpi me Kastriotin, që tashmë drejtohet nga i mirënjohuri Luan Sengla.

Grupi A
Gramozi-Shkumbini    0-2
Sopoti-Vllaznia        0-4
Pogradeci-Teuta        0-1
Dajti-Apolonia        0-3
Iliria-Besa        0-2
Luftëtari-Kastrioti    1-1
Albpetrol-Dinamo    0-1
Laçi-Skënderbeu        2-1

Në grupin B

Tirana nuk u ndahet barazimeve as në Kupën e Shqipërisë. Madje as kundër Tërbunit të Pukës, në një ndeshej që ka pasur tërësisht ngjyrat e festës: 1-1. Ky ishte barazimi i parë i bardhebluve në tre përballje historike me Tërbunin (2 fitore Tirana)

Flamurtari i Slavko Kovaçiçit luajti tenis me Naftëtarin vendas: 6-1 në Kuçovë, duke siguruar praktikisht dhe kualifikimin për në turin e dytë. Kjo fitore e vlonjatëvë, prishi edhe ekuilibrat e plotë para takimit. Tani në 4 ndeshje, Flamurtari ka 2 fitore kundrejt 1 të Naftëtarit (1 barazim)

Elbasani nuk mund të ndryshonte nga skuadrat e mëdha, duke fituar 3-1 ndaj një emri të njohur si Tomori, por që tani militon në Kategorinë e Dytë. Bilanci pas 14 ndeshjeve: 5 fitore Elbasani, 5 barazime e 4 fitore Tomori.

Skrapari dhe Besëlidhja u ndanë në barazim 2-2 në stadiumin e Lezhës, por që konsiderohet në pikëpamjen statistikore si “shtëpia” e formacionit skrapali pas marrëveshjes midis dy ekipeve për të luajtur në Lezhë.

Trajneri Vasil Bici e nisi aventurën në bankinën e Lushnjë me një barazim të bardhë në Cërrik kundër Turbinës vendase.

Partizani fitoi thellësisht 5-1 në transfertë me Tepelenën, duke i mbyllur kështu llogaritë edhe pse janë ende dhe 90 minuta për t’u luajtur. Në tri përballje midis tyre: tre fitore të Partizanit, 10 gola të shënuar, 2 të pësuar

Grupi B
Tomori-Elbasani        1-3
Tërbuni-Tirana          1-1
Nafëtari-Flamurtari   1-6
Turbina-Lushnja       0-0
Skrapari-Besëlidhja  2-2
Tepelena-Partizani   1-5
Bilisht Sport-Bylis      0-1
Ada-Burreli               1-1

E Merkure, 29 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›