E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejboll, shqiptaret synojnë elitën e SHBA-ve

Bledar KUKA

Ish-lojtarja e Tiranës dhe e ekipit kombëtar shqiptarë të volejbollit, Rubena Sukaj, po kalon një periudhë shumë të suksesshme në kategorinë e dytë të SHBA-ve, duke, qenë në vend të parë me skuadrën e tij, Ëmerikan Igëlls. Por Sukaj nuk është shqiptarja e vetme që synon elitën e volejbollit të femrave në vendin më të fuqishëm të botës. Me vetëm një fitore me pak, në vend të dytë ndodhet Armi (Army) e drejtuar nga trajnerja shqiptare, Alma Kovaçi.

Dy skuadrat janë shumë të distancuara nga të tjerat, pasi Ëmerikan kanë 9 fitore e asnjë humbje, Armi ka 8 fitore e 1 humbje, ndërsa vendi i tretë Baknell ka 5 fitore dhe 4 humbje. Para dy javësh, Sukaj u shpall lojtarja më e mirë e javës në kampionat, duke qenë kjo java e katërt për të në sezon dhe e 12-ta që kur luan në ligë.

Sukaj shkoi në SHBA më 2004, kur familjes së saj i doli lotaria e kartës jeshile (green card). Fillimisht, familja mendoi të vendosej në Masaçusets, në Boston, por një shqiptar, Arben Gjino i prezantoi me një trajner amerikan, Berri Goldberg, që pasi e vëzhgoi, e vlerësoi talentin e shqiptares. Sukaj, ndonëse 17-vjeçare, nuk ishte pa karrierë, duke qenë titullare tek Tirana, shënuesja më e mirë në Ballkaniadën e zhvilluar në Turqi dhe ndër ndër tre më të mirat në eliminatoret e botërorit.

“Sukaj meriton të luajë në nivelin më të lartë të volejbollit në SHBA, - thotë Goldbergu për “espn.com”, - ndoshta nuk do të ishte titullare, por padiskutim do të ishte pjesë e skuadrës. Ajo është ndër 100 volejbollistet më të mira që unë shoh në SHBA, ndërsa në skuadrën time ka pasur vetëm dy të tjera si ajo”.

Pavarësisht nëse skuadra e saj arrin në kampionatin NCAA, pra në nivelin më të lartë, Sukaj do të ketë zhvillime në karrierë dhe mendohet se mund të kalojë në ndonjë skuadër profesioniste në Europë. Në kategorinë e dytë të SHBA-ve, Petriot Lig (Patriot League) ajo ka dalë lojtarja më e mirë. Sukaj mban rekordin  pikëve në këtë kampionat dhe rekordin e pikëve në historinë e skuadrës së saj.
28 tetor 2008

E Merkure, 29 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›