Vlorë, Ilir Meta: Mbështetje për Ardian Kollozi, njeriu që do ç’betonizojë Vlorën

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta gjatë turit të tij elektoral është ndalur sot në qytetin e Vlorës ku ka prezantuar para simpatizantëve dhe anëtarëve të LSI-së kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Vlorës z.Ardin Kollozi. Gjatë fjalës së rastit kryetari i LSI-së së Vlorës, Shkëlqim Selamit, u shpreh se”-“ne sot jemi këtu për t’i dhënë mbështetjen tonë maksimale kandidatit për Bashkinë e Vlorës z. Adrian Kollozi që ta kthejmë këtë bashki në një instrument të qytetëruar dhe jo si sot që është kthyer në shërbim të një klani të caktuar për interesat personale”. “Ne të gjithë bashkë do të punojmë maksimalisht qe të kemi mazhorancën më të madhe në komuna dhe në bashki që neve të mbajmë premtimet që i kemi dhënë elektoratit dhe që kemi në plane të përbashkëta”- u shpreh z. Selami.
Ndërsa vetë kandidati i Aleancës për Qytetarin për Kandidat për Kryetar Bashkie, Ardian Kollozi duke vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e LSI-së në garën e tij elektorale për zgjedhjet e 8 majit, u shpreh se “ndihem i vlerësuar dhe i respektuar që më jepet rasti që të marr fjalën këtu para jush në këtë takim përpara çeljes së fushatës elektorale të një subjekti të rëndësishëm, pjesëtarë të Aleancës për Qytetarin, unë jam tashmë në këtë rrugë të përbashkët me ju, me këtë aksion politik që kërkon t’ju kthejë Vlorës së nëpërkëmbur së cilës është kompromentuar e ardhmja”. “Ne do të ndërtojmë Vlorën e së ardhmes në bazë të një masterplani që në konsultë me komunitetin, me grupet e interesit duke shfrytëzuar biznesin dhe ekspertizën evropiane të projektojmë në mënyrë definitive Vlorën e fëmijëve tonë dhe të së ardhmes. Në këtë projekt tonin ambicioz dhe i hartuar bashkërisht ne do ti japim përgjigje të gjithave problemeve që ka Vlora që janë të shumta dhe të gjithanshme, pastrimi, gjelbërimi, jeta kulturore dhe artistike. Ne kërkojmë që me 8 maj të na jepet shansi që të fitojmë Bashkinë e Vlorës dhe ti kthejmë dinjitetin, të presim100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarjen tonë të madhe, ditën fatlume të vlonjateve dhe gjithë shqiptarëve”- përfundoi z. Kollozi.