E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Edi Rama doli i demoralizuar në fushatë, fantazon për helikopterë e qilimë fluturues

11-04-2011 / Gazeta 55

Gerti Bogdani: Në 4 ditë takime elektorale, Edi Rama s’përmendi as edhe njëherë Tiranën


Partia Demokratike dënon politikën e mbrapshtë të shpifjes dhe trillimit që po improvizon në vijim të turit të tij elektoral, kryetari i opozitës, Edi Rama. "Nën panikun e dështimit të fushatës që ç’do ditë po i bie tavani, Kryetari i PS-së Edi Rama, vazhdon si rrugë të vetme politikën e përbaltjes përmes shpifjes ndaj kundërshtarit. Dje ai akuzoi Kryeministrin e vendit se po përdor mjete fluturuese në fushatën e tij. Me sa duket, zotit Rama, ngaqë zvarritet vetë, i duket sikur të tjerët fluturojnë. Partia Demokratike ju informon se Kryetari i saj dhe njëkohësisht Kryeministri i vendit, në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur helikopterë privatë apo shtetërorë që nga hapja e fushatës. Padyshim arsyeja e kësaj akuze të pavërtetë qëndron në axhendën intensive të takimeve entuziaste të Kryeministrit dhe Kryetarit të PD-së,z. Berisha, pas së cilës nuk qëndrojnë as helikopterë, as qilimë fluturues, por frymëzimi nga qytetarët dhe pritja e tyre, pasioni elektoral, energjitë dhe disiplina e hekurt e Kryetarit të Partisë Demokratike, që po konturojnë një fitore të bukur e të thellë më 8 maj në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë të të gjithë kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin”".


Gerti Bogdani: Në 4 ditë takime elektorale, Edi Rama s’përmendi as edhe njëherë Tiranën

Të premten nisi zyrtarisht fushata politike për zgjedhjet vendore. Dallimi, se si dy kandidatët për Kryetar Bashkie të Tiranës i kanë nisur fushatat e tyre është i skajshëm.
Edi Rama përsëri edhe këtë herë po tregon se është më shumë i fokusuar tek betejat politike dhe Partia Socialiste se sa tek Tirana.
Së pari, Rama që vend që të bisedojë me votuesit në Tiranë se çfarë mund të bëhet për të zgjidhur problemet e shumta që ata kanë, ka zgjedhur të flasë për betejat politike nëpër qytete të tjera.
Së dyti, në çdo reklamë televizive që Edi Rama ka shfaqur deri tani, nuk e ka përmendur asnjëherë Tiranën.  Në të vërtetë, ai nuk i ka përmendur fjalët ‘Kryetar Bashkie’ asnjëherë. As edhe një herë.
Kështu, në vend që të flasë për zgjidhje, Rama ka zgjedhur të argumentojë dhe të fajësojë pa asnjë bazë, në mënyrë që t’ua heqë vëmendjen votuesve nga fakti se qëkur është vënë në krye të Partisë Socialiste ai s’ka bërë asgjë për Tiranën.
Kemi rrugë dhe trotuare të këqija. Madje nuk kemi as rrugë të mjaftueshme. Mungojnë vend parkimet, transporti publik është në kushte minimale si dhe nuk ka as ndriçim publik. 
Trotuaret janë në gjendje shumë të keqe dhe mbi të gjitha kemi shumë trafik. Mjafton të shikoni se çfarë katrahure ka krijuar Edi Rama vetëm këtu, mu në mes të Tiranës për të kuptuar se si është katandisur i gjithë qyteti unë.
Duket sikur Edi Rama po punon për ta rregulluar këtë shesh por në fakt paaftësia e tij, e Bashkisë që ai drejton dhe vonesat në punimet nëntokësore, e kanë kthyer projektin e qendrës së Tiranës në një projekt të dështuar, që ka bllokuar trafikun e ka ndotur mjedisin.
Bashkia, bën sikur punon në këtë shesh, por në fakt ka abuzuar e po vazhdon të abuzojë rëndë me iniciativën e qeverisë dhe fondet e gjeneruara nga donatorët, me ndërmjetësimin e qeverisë, për këtë projekt. Këto punime të zvarritura këtu, që ndryshojnë vazhdimisht, pa paralajmërime skemën e lëvizjes në qytet s’po bëjnë asgjë tjetër veçse po rëndojnë çdo ditë e më shumë frymëmarrjen e kryeqytetit, mu në zemër të tij.
Këto vonesa janë të papranueshme. Mungesa e progresit është e papranueshme. 
Gjendja e infrastrukturës ne Tirane është e papranueshme. Asnjë prej këtyre problemeve nuk mund të zgjidhet nga një Kryebashkiak që punon me orar të përgjysmuar, part-time, e të përqendruar në beteja politike dhe jo tek qyteti që drejton.
Është e qartë se vetëm një i tillë si Edi Rama dhe askush tjetër, kërkon që të largojë vëmendjen e votuesve nga problemet e vërteta të kryeqytetit.
Por Tirana meriton më shumë dhe më mirë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›