E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas tavanit të “Petro Ninit”, bie dhe suvaja e një klase të “Dora D’Istria”- fatmirësisht s’ka të lënduar

11-04-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Vetëm pak ditë më parë u shemb tavani i klasës së 8-të të shkollës “Petro Nini Luarasi”, ndërsa sot, mbi kokat e nxënësve ka rënë edhe suvaja e shkollës “Dora D’Istria” në kryeqytet, por fatmirësisht s’ka të lënduar. Drejtoresha e shkollës shprehet se është ankuar disa herë te pushteti vendor për rrezikun e rënies së tavanit, por asnjëherë s’është marrë seriozisht shqetësimi. “Kemi kërkuar rikonstruksionin e tavanit, përmes heqjes së të gjithë pjesës së dëmtuar, pasi dukshëm ajo binte në sy që herët a vonë do binte. Po qe se fillon rënia, do të thotë se aty ka filluar shkëputja e të gjithë hapësirës. Tavanet pikojnë të gjitha në këtë shkollë”- deklaroi drejtoresha e shkollës. “Dora D’Istria” është shënuar si shkolla e radhës në kryeqytet për rrezikun nga tavanet që bien. Kjo shkollë është rikonstruktuar për herë të fundit diku rreth viteve 2001-2002 dhe që atëherë për të nuk është dhënë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës. Për këtë arsye janë të shumta ambientet me lagështirë. “Lagështirë ka nëpër muret, afër bankave, te dritaret si dhe tavani”- thonë nxënësit e kësaj shkolle. Ata shprehen të shqetësuar se në këto kushte, janë përballë një rreziku të madh për jetën, porsa kohë tavanet po bien një nga një nëpër klasat dhe shkollat e kryeqytetit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›