E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonisë s’i ndahen tërmetet, tjetër lëkundje sot me magnitudë 7.1 ballë

11-04-2011 / Gazeta 55

Lëkundje të fuqishme janë ndjerë përsëri sot në mëngjes në Japoni. Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë i shkallës Richter ka goditur në orët e para të ditës së sotme ishullin japonez. Autoritetet kanë dhënë alarm për cunami me dallgë që mund të shkojnë deri në 1 metër në prefekturën e Ibaraki dhe gjysmë metri në atë të Fukushimës dhe Chiba. Qeveria japoneze po përgatitet të zgjerojë zonën që duhet evakuuar rreth centralit bërthamor të Fukushimës, që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami i një muaji më parë. Aktualisht zona e evakuuar shtrihet në një rreze prej 20km, por edhe banorët jashtë kësaj zone kanë rezultuar me shkallë të lartë radioaktiviteti. Nga katastrofat natyrore të 11 marsit në Japoni 28 mijë veta rezultojnë të vdekur apo të zhdukur dhe 150 mijë të tjerë janë të pastrehë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›