E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aparatura te reja ne sherbimin e Okulistikes

Shërbimi i Okulistikës do t’ju vijë në ndihmë pacientëve me teknologji te re. Pajisje, të cilat vijnë pas disa vitesh në këtë pavijon, i cili mban edhe peshën më të madhe të ndërhyrjeve që kryhen gjatë një viti.

Bëhet fjalë për një aparaturë Lazer, e cila shërben për trajtimin e Retinës së syrit, kryesisht tek pacientët diabetikë.
Mjeku okulistik nga Universiteti i Jutës, i cili prej disa ditësh ndodhet në pavijonin e okulistikës, Dagllas Mer u shpreh se në Shqipëri ka staf të përgatitur dhe se terapia me lazer i retinopatisë diabetike, parandalon verbimin e shumë diabetikëve.

Shefja e shërbimit të Okulistikës, Vilma Mema tha se, falë kësaj aparature të lazerit, të paktën 80 për qind e personave që do të kurohen, do të kenë mundësi shërimi.

Sipas shefes së shërbimit mungesa e saj për një periudhë të gjatë ka krijuar probleme.
Kjo aparaturë është një donacion me një vlerë prej 35 mijë dollarësh, ardhur nga “Kisha Mormone” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›