Zgjedhjet lokale në Korçë priten në tetor
Kryetari aktual i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi do të jetë numri dy i qeverisë, pa ndonjë detyre tjetër. Pas rastit të Bashkim Finos që u bë kryeministër në rrethanat e vështira të vitit 1997, Peleshi është i pari kryetar bashkie që emërohet zv/kryeministër. Ne momentin e betimit ne detyrën e re, ai duhet te japë dorëheqjen nga funksionet qe ka ne pushtetin vendor, duke iu referuar nenit 95 dhe 103 te Kushtetutës se republikës. Mësohet se Peleshi në shtator do të japë dorëheqjen para Këshillit Bashkiak, i cili njofton më pas prefektin. Është presidenti i Republikës që më pas duhet të shpallë datën e zgjedhjeve duke u bazuar në nenin 103 pika 3 për qeverisjen vendore.
Sipas këtij neni “Në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”. Dorëheqja pak para mbledhjes sw parlamentit të ri që do zyrtarizojë kabinetin qeveritar do të thotë se në tetor mund të jetë muaji kur do të mbahen zgjedhjet në Korçë për kryetarin e ri të bashkisë.