Dëbimi me dhunë i çamëve
Autori i Lajmit: red.
Objektivi i organizatës së ZERVAS, ΕΔΕΣ, në verën e vitit 1944 ishte rajoni i Paramithias që të lehtësonte furnizimin nga deti të forcave aleate. Në mes të qershorit, pjesa dërrmuese e forcave gjermane, braktisën qytetin, ku mbeti një numër i vogël i tyre dhe forcat çame. Më 29 qershor, repartet e divizionit të 10-të ΕΔΕΣ, morën në zotërim Paramithian. Këtë akt, e shoqëruan kaos, plaçkitje, përdhunime, keqtrajtime dhe therje "në shesh" të muslimanëve në qytet e rrethinat e tij. Komandanti i Regjimentit e 16-të të ΕΔΕΣ, koloneli Kranias, thirri gjyq ushtarak të jashtzakonshëm në të cilin dërgoi 34 çamë, të cilët u ekzekutuan në vend. Filloi shfarosja masive e fshatrave muslimane në jug të lumit KALAMA. Shumica e banorëve u dëbuan në rajonet veriore të rrugës Igumenicë-Janinë. Rajonet e Filatit e Sajadhës ishin zona ku vepronte ΕΛΑΣ, një batalion i të cilëve ishte me çamë. Megjithatë, forcat e ΕΔΕΣ, me lejen e anglezëve, kaluan në veri të lumit Kalama, në rajonin e Filatit, ku u kryen barbarira në muslimanët. Ata banorë që mbeten në shtëpitë e tyre e nuk ndoqën gjermanët pas, u vranë në vend, shtëpitë u plaçkitën dhe xhamive ju vu zjarri. Organizatat lokale të ΕΑΜ bënë përpjekje për të penguar largimin drejt Shqipërisë, por deri në dhjetor 1944 kaluan kufirin për Shqipëri 22-25 000 vetë. Për shtetin zyrtar grek, çështja e Çamërisë u mbyll menjëherë në vitin 1945. Pak pas çlirimit dhe vendosjes së autoritetit grek në Thesprotia, u hap një fushatë e gjerë akuzash, si nga persona të veçantë, ashtu edhe nga asfalia, ndaj çamëve shqiptarë që kishin ushtruar dhunë dhe bashkëpunuar me gjermanët e italianët. Çështjet u gjykuan me procedurë të shpejtë nga një gjykatë speciale në Janinë, e cila dënoi në mungesë 1930 persona të kombësisë çamo-shqiptare. Disa vite më vonë, dolën dekrete ligjore "për shtetëzimin e detyruar të tokave të tyre e për dhënien e tyre bujqëve të patokë" "për ribanimin e rajoneve kufitare dhe ndihmën për popullsinë e kësaj zone". Kështu u asimilua plotësisht pasuria e patundshme e çamëve. Në të njëjtën periudhë që shteti grek "mbyllte" çështjen çame, diktatori Enver Hoxha, jepte goditjen vdekjeprurëse: Në vitin 1953 nxori dekretin, me të cilin jepte nënshtetësinë shqiptare të gjithë çamëve që banonin në Shqipëri. Kush guxoi ta kundërshtonte këtë dekret, u internua apo u burgos. Pikërisht pas 50 vjetësh, nga terrori mbi çamët në Paramithia-qershor 1994- parlamenti shqiptar përcakton 27 qershorin si ditë përkujtimore të "Genocidit mbi çamët".
Përgatiti dhe përktheu nga greqishtja
Agim Xhemali
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008