Nesër, 64 vjet nga genocidi grek mbi çamët
Autori i Lajmit: red.
Në vitin 1913, kur Epiri u çlirua nga Turqia dhe u bashkua me Greqinë, popullsia shqipfolëse numëronte rreth 40 mijë vetë. Shumë nga ata, të detyruar nga politika diskriminuese greke, u larguan për në Turqi e Egjipt.
Para 1928, popullsia muslimane e Epirit ishte 20 160 banorë dhe shtrihej në 63 fshatra e qytete të ndryshme. Ndërsa, më 1928 popullsia muslimane e çamëve arrinte në 19 244 dhe 17 008 deklaronin si gjuhë mëmë gjuhën shqipe...
Një tjetër regjistrim i bërë më prill 1951 tregon se 22 736 grekë në të gjithë territorin deklarojnë gjuhën shqipe si gjuhë-mëmë, nga të cilët vetëm 7357 në rajonin e Epirit dhe vetëm 127 deklarohen musilmanë (që mund të konsiderohen çamë). Kjo rënie e numrit u shkaktua nga dëbimet masive e ju bënë çamëve nga Greqia pas Luftë së II-të Botërore.
Të dhëna "të panjohura" për periudhën midis dy luftrave
Për prejardhjen e emrit "ÇAM" ka shumë mendime, por më i besueshmi është ai që merr për bazë emrin e lumit “Θυαμη”, sot me emrin “Καλαμα”. Me formimin e shteteve Ballkanike, në territoret e Turqisë otomane të shkatërruar ishte e pashmangshme që shumë popullsi me kombësi, fe e gjuhë të ndryshme të ndaheshin në shtete të ndryshme. Ndërrimi i popullsive u pa si zgjidhje e pashmangshme. Më 1923 në Konventën e Lozanit midis Turqisë e Greqisë u vendos ndërrimi i popullsive, ku përfaqësuesi grek (Dhimitri Kakalamanos) deklaroi se "në ndërrim përjashtohen çamët, si popullsi muslimane shqiptare." Por drejtimi kombëtar dhe vërtetimi i prejardhjes së çamëve, -këto do të vlenin për këtë përjashtim- ishin shumë të vështira në atë kohë. E trembur për këtë gjë, Shqipëria e Ahmet Zogut vuri në dijeni Fuqitë e Mëdha të kohës (Angli, Itali, Francë) për rrezikun e ndërrimit të çamëve (si muslimanë) me popullsinë ortodokse që vinte nga Turqia (pra, ti çonte në Turqi). Ahmet Zogu arriti deri atje sa kërcënoi se do të bënte ndërrim me popullsinë greke që ndodhej në Jug të Shqipërisë. Përfundimisht Shqipëria e shtroi çështjen në Mbledhjen e Këshillit të Shoqërisë së Kombeve më 1923, duke shtruar si çështjen e përjashtimit të çamëve nga ky ndërrim, ashtu edhe dëmshpërblimin për tokat e pasuritë e marra nga qeveria “PLASTIRA” dhe dhënë popullsisë së ardhur nga Azia e Vogël. Aty u ngrit një komision që do të vendoste në vend, në bazë të prejardhjes kombëtare, gjuhës, ndjenjes kombëtare, zakoneve, etj. Pala shqiptare këmbënguli që baza të ishte gjuha, meqë çamët ishin autoktonë në trojet e tyre dhe nga që çamët nuk mund të flasin të lirë nga frika e autoriteteve greke që mund t i dëbonin.
Është fakt se, qeveria greke, e trembur se mos Shqipëria do të përdorte çamët si mjet presioni në çështje të ndryshme, u përpoq që nga 1924, me mjete të ndryshme, të shkaktojë emigrimin e tyre. Në fazën e parë, solli mijëra refugjatë ortodoksë nga Azia e Vogël e i vendosi në këtë teritorr. Këta refugjatë, me ndihmën e ligjit të kohës, morën pjesën më të mirë të tokës, sidomos në rajonet e Igumenicës e të Fanarit. "Shtetëzimi" (dmth, grabitja) përmblidhte tokë bujqësore dhe banesa. Kjo bashkëjetesë ishte shumë e dhimbshme për çamët. Ndërkohë, komisioni i Shoqërisë së Kombeve që vizitoi ato rajone më 1925, vuri re se popullsia nuk kishte idenë e prejardhjes, deklaronin muslimanët dhe dëshira e tyre për emigrim ishte më shumë nga pasiguria për të ardhmën, ç kish ruajtur për ta e pasurinë e tyre qeveria greke, si dhe mendimi se në Turqi i priste një fat me i mirë. U arrit në një zgjidhje të mesme të largimit të atyre që dëshironin (40%) dhe përjashtimin e të tjerëve. Pala greke shpresonte në rreth 75%, nëse Turqia do të binte dakort. Turqia njoftoi se do të pranonte vetëm 5 000 muslimanë të THESPROTISE. Por, edhe ky numër shënonte për Athinen një hap të rëndësishëm. Qeveria greke që mori fuqinë më 1925 me "grusht shteti", e anulloi marrëveshjen me Turqinë dhe deklaroi se "shqiptarët e Epirit përjashtohen nga ndërrimi i popullsive me Turqinë".
Marrëveshjet greko-shqiptare
Në marrëveshjet greko-shqiptare që u nenshkruan atëherë, parashikohej edhe dëmshpërblimi për pasurite e marra të çamëve, madje me kushte të mira. Sasia e tokave arrinte në një milion dynym si dhe pasuri të patundshme (shtëpi, magazina etj.) Kjo ishte mjaft e vështirë për u realizuar nga qeveria, prandaj nuk u pranua nga parlamenti grek. Ndërkohë, qeveria u ndërrua përsëri dhe, qeveria tjetër, nuk qe e predispozuar të përmbushte kërkesa të tilla ekonomike. Çështja e dëmshpërblimeve mbetet pezull. Kushtet e jetesës së çamëve, pas zbatimit ta masave ekonomike dhe administrative në dëm të tyre janë të mjerueshme. Të përjashtuar edhe nga ndërrimi i popullsve, mbeten pa shtëpi, toka e mjete jetësore. Shumë prej tyre kishin shkuar në portin e Igumenices, duke pritur anijet për Turqi, derisa largimi i tyre u anullua. Procedura e kthimit të pronave që u ishin marrë, pas moslargimit të tyre drejt Turqisë shkonte shumë ngadalë. Shqipëria e ngriti përsëri çështjen në Shoqatën e Kombeve, nga ku u vendos të diskutohej përsëri midis dy palëve.
Me ardhjen në pushtet të Elefteros Venizellos, më 1928 u duk se u hap rruga për zbutjen e marrëdhënieve dhe përmbushjen e marrëveshjeve të viteve të kaluara, por çështja e dëmshpërblimeve, përsëri nuk u pranua nga parlamenti grek. Më 1931, u votua një ligj që parashikonte dhënien e dëmshpërblimeve, me dhënien ndaj çamëve, numër të njëjtë omologa (letra me vlerë) dhe shpërblim të menjëhershëm për pasurinë e patundshme. Por çështja u shty në pafundësi, si për shkak të mungesave ekonomike të qeverisë, ashtu edhe për shkak të palës shqiptare, e cila nuk pranoi shpërblimin në omologa të atyre me kombësi shqiptare që ishin vendosur në Greqi në vitet 1923-1926. Më 1933, Shqipëria pranoi përfundimisht, dhe me ligj të ri, filloi procedura. Në mesin e vitit 1935 një numër i konsiderueshëm i tyre ishte dëmshpërblyer. Por, qeveritë e ardhshme greke përmbysën një sërë nga marrëveshjet pozitive si për ata me kombësi shqiptare, ashtu edhe për ata me kombesi greke, duke bërë që shumë çështje të mbeten të pazgjidhura deri në shpërthimin e Luftës së II-të Botërore.
Me monarkinë Kondili, 1935, autoritetet demokratike ja lanë vendin zgjedhjeve autarkike. Komandanti i ri i Përgjithshëm i Epirit Panajotakos, filloi masa presioni e shantazhi ndaj çamëve me rol kryesor Xorofilakinë dhe autoritetet vendase. Veprimet e paligjshme ndaj tyre ishin kaq të ndjeshme, saqë edhe gazetat greke të kohës protestuan ashpër "çamët-ashtu si edhe komunstët- filluan të shikoheshin dhe përballoheshin si armiku i brendshëm". Metodat e Xorofillakisë përmbanin arrestime të paligjshme, kontrolle në shtëpi, rrahje, përdhunime, ndalim i përdorimit të gjuhës shqipe në vende publike, ndalimi i shtypit të çdollojshëm shqip. Ministria e Jashtme, jep udhëzim që të ndihmohen ata çamë që donin të emigronin për në Turqi, me nxjerrje pasaportash, kredi nga Banka Bujqësore për ortodokset e Epirit, me qëllim që të kishin mundësi të blinin shtëpitë e çamëve...
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008