Himara, bashkia me komuniutetin mw tw pakwnaqur
Autori i Lajmit: red.
Një sondazh i bërë nga USAID nëpërmjet shoqatës IDRA, në 10 rrethe të vendit lidhur me punën që kanë bërë bashkitë për komunitetin ka nxjerrë në pah se bashkia e Himarës është më problematikja nga të gjitha. Sondazhi është bërë duke pyetur njerëzit lidhur me kënaqësinë apo pakënaqësitë e tyre nga puna e bashkisë. Problemet kryesore me të cilat përballen shqiptarët janë papunësia, kushtet e vështira ekonomike dhe infrastruktura, për të cilat sipas tyre, bashkitë e rretheve nuk kanë bërë aq sa duhet për të siguruar një jetesë më të mirë për qytetarët e tyre. Ajo që bie në sy, është fakti se Himara paraqitet një nga zonat ku qytetarët shprehin nivelin më të lartë të pakënaqësisë në lidhje me punët e kryera nga bashkia. Ndërkaq, përsa i përket nivelit të punësimit, kjo e fundit duket se paraqet më shumë mundësi. Sondazhi i cili u zhvillua gjatë muajit prill, nuk paraqet ndonjë ndryshim të madh krahasuar me sondazhet e 2005 dhe 2007 të financuara edhe këto nga USAID, çka do të thotë se për zgjidhjen e problemeve pushteti vendor nuk ka marrë masat e duhura. Sondazhi i bërë në 10 bashki vë në dukje se problem ende i pazgjidhur mbetet gjithashtu furnizimi me ujë të pijshëm, në një kohë që turzimi shihet si e vetmja mundësi për të arritur një zhvillim të pranueshëm të ekonomisë.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008