Debitorë nëpër banka, 200 dosje shkojnë në Përmbarim
Të paktën 200 dosje kreditorësh
i kanë kaluar Zyrës
së Përmbarimit për marrjen
e masave ligjore ndaj debitorëve
që nuk kanë shlyer
detyrimet e akumuluara ndër
vite ndaj bankave, prej të cilave
janë tërhequr kredi në periudha
të ndryshme kohore. Mes dosjeve
që kanë kaluar për ekzekutim
nga ana e Zyrës së Përmbarimit,
kur për këto raste është marrë
një vendim gjykate, nuk janë
përjashtuar as sekuestrimet e
pasurive të lëna si garanci gjatë
marrjes së shumave në formë
kredie. Këto shuma kapin shifrat
që nga shuma e 3 milionë lekëve,
por dhe shifra më të larta, sipas
rasteve specifike dhe kërkesës
përkatëse për investim të këtyre
parave. Sipas Agjencisë së Trajtimit
të Kredive në Korçë janë
mbi 200 huamarrës të vjetër të
bankave që kanë marrë kredi për
blerje mekanike bujqësore apo
për hapjen e aktiviteteve të ndryshme
private, të cilët vazhdojnë
të mbeten në listën e gjatë të
debitorëve të evidentuar nga ana
e kësaj agjencie. Drejtori i këtij
institucioni, Hysen Kobellari, bën
të ditur se që nga viti 1995, kur
fi lloi dhënia e kredive nga bankat,
më shumë se 1200 persona nga
rajoni juglindor i Korçës kanë
tërhequr kredi, por pjesa më e
madhe e tyre i janë shmangur
shlyerjes së tyre. Pavarësisht nga
lehtësirat që ka ndërmarrë qeveria
për këto raste, duke ju hequr
interesin dhe kamat-vonesat, një
pjesë jo e vogël e kredimarrësve
që nga viti 1995 e në vazhdim,
vazhdojnë të mbeten debitorë
të bankave. "Kemi nën shqyrtim
rreth 600 dosje për marrje kredish
nga bankat, duke arritur të vjelim
detyrimet për afro 600 të tjerë që
janë detyruar të paguajnë kreditë
ndaj bankave të ndryshme. Për
rastet të cilat ende nuk kanë
derdhur këto detyrime të prapambetura,
po bashkëpunohet
me Zyrën e Përmbarimit për të
vënë para përgjegjësisë ligjore
ata kredimarrës që u shmangen
pagesave për kreditë e marra
nga bankat deri në masën e
sekuestrimit të pasurive të lëna si
garanci. Në Zyrën e Përmbarimit
janë çuar 200 dosje për ekzekutim,
dhe një pjesë e tyre edhe
për ndjekje penale. Synimi ynë
është që të vilet principali, pra
vlera e kredisë që është tërhequr
nga bankat, dhe për këtë nuk
do të ketë asnjë tolerim", thotë
drejtori i kësaj agjencie, Hysen
Kobellari. Nisur nga këto masa
shtrënguese, me denoncimin për
ndjekje penale të kreditorëve, një
pjesë e tyre kanë fi lluar t‘i shlyejnë
detyrimet, duke ardhur edhe
nga jashtë vendit ku qëndrojnë si
emigrantë ekonomikë. "Një pjesë
e madhe e kreditorëve, pas marrjes
së kredisë janë larguar jashtë
vendit dhe kjo ka sjellë vështirësi
për të kthyer detyrimet e tyre ndaj
bankave", shprehet Kobellari.
Sipas tij, mjaft kreditorë janë emigrantë
në Greqi, Itali, Belgjikë apo
edhe SHBA, dhe prej vitesh i janë
shmangur pagesës së detyrimeve
bankare për kreditë e marra mbi
10 vjet më parë, ndërsa kohët
e fundit një pjesë e tyre janë
detyruar të kthehen që të shlyejnë
këto kredi. Një problem tjetër për
vjeljen e principalit të kredive të
marra nga bankat qëndron me
zyrat e regjistrimit të pasurive në
bashkitë e Qarkut të Korçës, sepse
nuk jepen të dhëna në kohë për
pasurinë e huamarrësve. "Sidoqoftë,
të gjithë huamarrësit do
të kalojnë në procedura ligjore,
edhe në ndjekje penale, sepse
nuk mund të ketë falje të kredive
të tërhequra nga bankat, pavarësisht
kohëzgjatjes së marrjes së
këtyre kredive", ka deklaruar
Kobellari.
i kanë kaluar Zyrës
së Përmbarimit për marrjen
e masave ligjore ndaj debitorëve
që nuk kanë shlyer
detyrimet e akumuluara ndër
vite ndaj bankave, prej të cilave
janë tërhequr kredi në periudha
të ndryshme kohore. Mes dosjeve
që kanë kaluar për ekzekutim
nga ana e Zyrës së Përmbarimit,
kur për këto raste është marrë
një vendim gjykate, nuk janë
përjashtuar as sekuestrimet e
pasurive të lëna si garanci gjatë
marrjes së shumave në formë
kredie. Këto shuma kapin shifrat
që nga shuma e 3 milionë lekëve,
por dhe shifra më të larta, sipas
rasteve specifike dhe kërkesës
përkatëse për investim të këtyre
parave. Sipas Agjencisë së Trajtimit
të Kredive në Korçë janë
mbi 200 huamarrës të vjetër të
bankave që kanë marrë kredi për
blerje mekanike bujqësore apo
për hapjen e aktiviteteve të ndryshme
private, të cilët vazhdojnë
të mbeten në listën e gjatë të
debitorëve të evidentuar nga ana
e kësaj agjencie. Drejtori i këtij
institucioni, Hysen Kobellari, bën
të ditur se që nga viti 1995, kur
fi lloi dhënia e kredive nga bankat,
më shumë se 1200 persona nga
rajoni juglindor i Korçës kanë
tërhequr kredi, por pjesa më e
madhe e tyre i janë shmangur
shlyerjes së tyre. Pavarësisht nga
lehtësirat që ka ndërmarrë qeveria
për këto raste, duke ju hequr
interesin dhe kamat-vonesat, një
pjesë jo e vogël e kredimarrësve
që nga viti 1995 e në vazhdim,
vazhdojnë të mbeten debitorë
të bankave. "Kemi nën shqyrtim
rreth 600 dosje për marrje kredish
nga bankat, duke arritur të vjelim
detyrimet për afro 600 të tjerë që
janë detyruar të paguajnë kreditë
ndaj bankave të ndryshme. Për
rastet të cilat ende nuk kanë
derdhur këto detyrime të prapambetura,
po bashkëpunohet
me Zyrën e Përmbarimit për të
vënë para përgjegjësisë ligjore
ata kredimarrës që u shmangen
pagesave për kreditë e marra
nga bankat deri në masën e
sekuestrimit të pasurive të lëna si
garanci. Në Zyrën e Përmbarimit
janë çuar 200 dosje për ekzekutim,
dhe një pjesë e tyre edhe
për ndjekje penale. Synimi ynë
është që të vilet principali, pra
vlera e kredisë që është tërhequr
nga bankat, dhe për këtë nuk
do të ketë asnjë tolerim", thotë
drejtori i kësaj agjencie, Hysen
Kobellari. Nisur nga këto masa
shtrënguese, me denoncimin për
ndjekje penale të kreditorëve, një
pjesë e tyre kanë fi lluar t‘i shlyejnë
detyrimet, duke ardhur edhe
nga jashtë vendit ku qëndrojnë si
emigrantë ekonomikë. "Një pjesë
e madhe e kreditorëve, pas marrjes
së kredisë janë larguar jashtë
vendit dhe kjo ka sjellë vështirësi
për të kthyer detyrimet e tyre ndaj
bankave", shprehet Kobellari.
Sipas tij, mjaft kreditorë janë emigrantë
në Greqi, Itali, Belgjikë apo
edhe SHBA, dhe prej vitesh i janë
shmangur pagesës së detyrimeve
bankare për kreditë e marra mbi
10 vjet më parë, ndërsa kohët
e fundit një pjesë e tyre janë
detyruar të kthehen që të shlyejnë
këto kredi. Një problem tjetër për
vjeljen e principalit të kredive të
marra nga bankat qëndron me
zyrat e regjistrimit të pasurive në
bashkitë e Qarkut të Korçës, sepse
nuk jepen të dhëna në kohë për
pasurinë e huamarrësve. "Sidoqoftë,
të gjithë huamarrësit do
të kalojnë në procedura ligjore,
edhe në ndjekje penale, sepse
nuk mund të ketë falje të kredive
të tërhequra nga bankat, pavarësisht
kohëzgjatjes së marrjes së
këtyre kredive", ka deklaruar
Kobellari.