E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon afati hetimor Prifti-Beqiraj, mbrojtja kërkon shtyrje me 30 ditë

Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme pritet të mbyllë sot hetimin për ish-ministrin METE-s Dritan Prifti, dhe ish-zv/ministrin Leonard Beqiraj.

Ndërkaq mësohet se avokatët mbrojtës të Prifit dhe Beqirajt kanë depozituar pranë organit të akzuës një kërkesë ku kërkojnë që afati i hetimit të shtyhet edhe 30 ditë të tjera.

Ende nuk ka informacion nëse Prokuroria do ta pranojë kërkesën apo ditën e sotme do vendosë për mbylljen e hetimit, lidhur me video-përgjimin ku shfaqeshin dy të akuzuarit të përfshirë në afera korruptive.

Në video-përgjimin e regjistruar nga vetë Dritan Prifti shfaqeshin dy ish-zyrtarët e lartë duke ndarë 70 mijë euro mes tyre.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Videoskandali- Prokuroria kërkon 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë për Ilir Metën Tiranë- Pretenca për çështjen e video-përgjimeve Meta-Prifti u dha sot...
  2. Dritan Prifti kerkon te heqe njollat Ish ministri i energjetikes Dritan Prifti nuk i ndahet gjyqesorit...
  3. Pafajësia e Metës, Prifti: Po shqyrtoj vendimin, do të flas më vonë Tiranë- Pasi Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›