E Diel, 1 Nëntor 2026

RENEA ende në zonë

Kërkimet

Autori Besim Karaj vazhdon të jetë i lirë tri ditë pas krimit. Gjurmë të tij janë gjetur në vijën kufitare, por deri më tani autori i vrasjes së trefishtë nuk është kapur. Mësohet se operacionet e kërkimit nga toka po vijojnë, ndërkohë që janë ndërprerë kërkimet nga ajri me helikopter. Katër skuadra të RENEA-s kanë krehur gjithë zonën kufitare. Deri më tani janë kontrolluar stanet në pjesën shqiptare dhe rreth 20 banesa të dyshuara në fshat. Forcat policore në bashkëpunim me palën greke kanë kontrolluar edhe përtej kufirit në banesat e braktisura në fshatin grek dhe në stanet e barinjve. Kërkimet vazhdojnë me krehjen e territorit më këmbë dhe gjatë natës. Në të katër lagjet e fshatit Vidohovë është kryer kontrolli i banesave dhe ndaj personave që kanë pasur lidhje me të. Patrulla të shumta policie kanë blinduar jo vetëm fshatin, por gjithë zonën e Devollit ku mund të lëvizë autori. Patrulla janë vendosur që në hyrje të Bilishtit në rrugën dytësore që të çon në Miras, përgjatë këtij aksi dhe më pas në disa segmente të rrugës së Vidohovës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›