E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora dhe shirat bllokojnë vendin

 Dëbora dhe shiu bllokojnë vendin. Rrugë nacionale, qytete e komuna janë raportuar dje me probleme. Situata më problematike paraqitet në qarkun e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, por edhe në Berat dhe Fier për shkak të shirave. Rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë, por mjaft zona rurale ndodhen ende të izoluara nga qendrat prej dëborës. Gjithashtu, në disa fshatra, por edhe në qytete mungon energjia elektrike. Ndërsa në Fier dhe Berat, ujërat e Gjanicës dhe Osumit kanë përmbytur qindra shtëpi, si dhe kanë sjellë dëme të konsiderueshme për bizneset. KUKESSituata e motit në qarkun e Kukësit është përmirësuar, ndonëse mjaft komuna e rrugë mbeten sërish të izoluara. Qarkullimi në rrugët nacionale dje ishte paksa më i lehtë për shkak të shkrirjes së dëborës, megjithatë në disa segmente si në Qafë-Shllak dhe Qafë-Mali nuk kalohej pa zinxhirë. Autobotet dhe mjetet e transportit të rëndë u bënë pengesë për një qarkullim normal në aksin kombëtar të rrugës nacionale Kukës-Tiranë. I bllokuar plotësisht prej disa ditësh është edhe shtegu mbi tunelin e Kalimashit. Burime nga shtabi i emergjencës bënë të ditur se të bllokuara mbeten komunat e thella si Kalisi, Zapodi, Shishtaveci, Arrni, Lekbibaj etj. Problematike është furnizimi me drita në disa komuna të Kukësit dhe Tropojës. Rrethi i Hasit është në errësirë prej 48 orësh, pasi është shkatuar defekt në linjën 35 kë, që furnizon këtë rreth me energji. BERATReshjet e ditëve të fundit kanë bërë që Osumi të përmbytë disa zona të Beratit, duke përfshirë edhe Urën Vajgurore. Ujërat e rrëmbyera kanë vërshuar edhe në fshatrat Moravë, Orizaj Starovë, si dhe komunën Otllak, duke dëmtuar banesa e mjaft toka bujqësore. Osumi doli nga shtrati edhe në qytetin Urës-Vajgurore duke përmbytur 10 shtëpi. Bashkia vendosi të evakuonte familjet, pasi jeta e tyre mund të vihej në rrezik në rast të ndonjë vërshimi gjatë natës. Si pasojë e përmbytjes së ujësjellësit i gjithë qyteti po vuan edhe mungesën e ujit të pijshëm. Edhe në qytetin e Kuçovës ka pasur përmbytje në disa lagje, duke sjellë mjaft dëme tek banorët. Lumi rrezikon mjaft lagje dhe në Berat, ndërsa banorët kërkojnë ndihmën e vendorëve. Moti i keq dhe me dëborë ka përfshirë edhe Skraparin. Komuna e Gjerbësit, Potomit, Leshnhjës, etj., janë tërësisht të bllokuara. FIERGjanica del nga shtrati, duke vërshuar në disa lagje të qytetit të Fierit, por edhe në fshatrat përreth saj. Shirat shkaktuan përmbytjen e mbi 100 shtëpive në lagjet pranë brigjeve të lumit, si dhe të tregut industrial në këtë qytet. Familjet janë detyruar ta gdhijnë zgjuar nga vërshimi i ujërave, ndërkohë që e njëjta situatë vijoi edhe ditën e djeshme. Në mjaft zona, të gjitha katet e para janë plot me ujë. Edhe rrugët nëpër lagjet e prekura janë totalisht të bllokuara. Gjendja e rëndë e krijuar ka bërë që të mblidhet shtabi i emergjencës për të përcaktuar edhe dëmet. Kreu i emergjencave në prefekturë Viron Balla, u shpreh se situata sa vjen e vështirësohet. Mjaft biznese e dyqane ndodhen gjithashtu të përmbytura, ndërsa dëmet ekonomike janë të konsiderueshme në të gjithë qytetin. PESHKOPINë dy rrugët më problematike në Qarkun e Dibrës për shkak të reshjeve të dëborës, ajo që lidh Kukësin me Dibrën dhe rruga tjetër Ura e çerenecit-Klenjë-Librazhd, edhe kalimi me zinxhirë i automjeteve ka qenë pothuajse i pamundur për shkak të akullit dhe mungesës së hedhjes së kripës në këto rrugë. Ndërkohë, sipas drejtuesve të policisë, në rrugën nacionale Milot-Peshkopi janë  ngritur postblloqe të përforcuara në të gjithë aksin, duke porositur shoferët të ecin me kujdes në segmentet problematike. Për shkak të reshjeve është rishembur këmba e urës së Lufit, e cila ndodhet në fshatin Zenisht të komunës së Lisit. Mëngjesin e djeshëm një kalimtar ka shpëtuar për mrekulli, pasi nuk ka qenë i kujdesshëm gjatë kalimit mbi inerte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›